Horoskopi ditor 8 Gusht 2017 nga Susan Miller

Horoskopi ditor 8 Gusht 2017 nga Susan Miller

 Horoskopi ditor 8 Gusht 2017 nga Susan Miller

DASHI

Dëshira për ndryshim do ju bëjë që të aspironi diçka tjetër dhe në jetën sentimentale do të ndiheni gati për të kthyer faqe. Shmangni gjërat që ju krijojnë probleme. Mundësi të mira do të ofrohen për ata që janë vetëm dhe që duan të nisin një lidhje të re dashurie. Dita do të jetë mjaft pozitive. Në punë do të keni luhatje humori, por mundohuni që të jeni sa më koherentë për të mos kompromentuar pozicionin tuaj.

Lexo edhe:

DEMI

Në dashuri duhet të gjeni arsyet e keqkuptimeve me partnerin/en dhe të mundoheni të jepni zgjidhje. Një person xheloz për ju, në familje do ju bezdisë. Për ata që janë vetëm, dita do të nisë me disa kapriço. Mos i lini pas dore miqësitë që keni përzemër. Nëse duhet të përballeni me një mbledhje në punë apo një analizë të rëndësishme, angazhohuni plotësisht dhe gjithçka do të shkojë mirë.

Lexo edhe:

BINJAKET

Nga e kaluara do të rikthehet në jetën tuaj një i njohuri i vjetër, i cili mund të ndryshojë jetën tuaj sentimentale. Bëni kujdes të mos bini pre e iluzioneve, pasi me shumë mundësi asgjë nuk ka ndryshuar. Ndërkohë, ata që janë vetëm, duhet të bëjnë sytë katër dhe të mos i besojnë një miku që shtiret si i sinqertë. Në punë, do të arrini të zgjidhni një problem pavarësisht mungesës së armëve në dispozicion. Nga kjo ditë do të nisë një rrugëtim që do ju çojë drejt suksesit.

Lexo edhe:

GAFORRJA

Gjatë kësaj dite do të merreni me blerje të rëndësishme dhe me shtëpinë. Në harmoni të plotë me partnerin, do të bëni shpenzime për të arreduar strehën tuaj. Kush është vetëm, do të shfaqë tërheqje ndaj një të linduri të shenjës së Bricjapit. Ka shumë mundësi që të nisë diçka serioze. Shmangni investimet dhe spekulimet në punë. Bëni mirë të tregoni kujdes, pasi do të ketë shpenzime më të rëndësishme në vijim.

Lexo edhe:

LUANI

Sensi juaj i korrektësisë do ju ndihmojë që të merrni vendimet e duhura lidhur me një histori dashurie që nuk po shkon siç duhet. Nëse është e nevojshme merrni një periudhë për të reflektuar. Për ata që janë vetëm, priten lajme të mira në ardhje lidhur me një person që i përket së kaluarës. Takimi me të do të sjellë gjëra të reja. Grinta dhe vendosmëria në punë, do ju ndihmojnë që të mirëprisni mundësitë e duhura. Tregohuni të kujdesshëm ndaj zgjedhjeve tuaja.

Lexo edhe:

VIRGJERESHA

Duket si një ditë monotone, por nuk është aspak e tillë. Ndonjë zhvillim në dashuri do ju ngjallë dyshime dhe pasiguri, por ju do të dini si të përballoni çdo situatë. Ata që janë vetëm, do mund të sqarohen me disa persona që ju kanë krijuar probleme. Sinqeriteti dhe vendosmëria do të vlerësohen. Në sferën profesionale bëni kujdes në raportin me kolegët dhe komunikimin me ta. Raportet njerëzore do të ngrohin ambientin e punës dhe do të krijojnë harmoni.

Lexo edhe:

PESHORJA

Marsi do të ndikojë fuqishëm në shenjën tuaj, sidomos në gjysmën e dytë të ditës, duke ju krijuar situata ankthi dhe tensioni me një familjarin tuaj. Me partnerin/en komunikimi do të jetë i mirë, por mos u përfshini nga xhelozi të kota. Ata që janë vetëm do mund të kalojnë një mbrëmje simpatike me miqtë. Do të ndiheni të lodhur së kërkuari dashuri. Në punë, gjatë kësaj dite do të keni mundësi të papërsëritshme, por mos merrni vendime të nxituara dhe kërkoni ndonjë këshillë sepse do ju duhet.

Lexo edhe:

AKREPI

Nëse ju duket se sfera e ndjenjave nuk po shkon siç duhet, mendoni më të mirën për ju. Kushtojini kohën tuaj të lirë dikujt që ka nevojë që të shfryhet. Ata që janë vetëm, mund të marrin propozime interesante për të ardhmen. Gjatë kësaj të marte, mund të merrni në konsideratë një zgjedhje e cila mund të ndryshojë jetën tuaj, sa i takon sferës profesionale. Një telefonatë që prisnit prej kohësh, do të rezultojë vendimtare.

Lexo edhe:

SHIGJETARI

Sfera e dashurisë shkon më së miri dhe kjo e martë do të kalohet në mënyrë të mrekullueshme, së bashku me partnerin/en. Bëni kujdes ama që të mos jeni posesiv. Kush është vetëm do të ketë mundësi të mira për të nisur një lidhje. Në punë do të keni mundësi të mira dhe do mund të korrni frytet e muajve të tërë sakrificash.

Lexo edhe:

BRICJAPI

Yjet ju sugjerojnë strategjitë më të mira për të përdorur në fushën e ndjenjave dhe do të merrni çfarë dëshironi. Do ta gjeni veten të rrethuar nga njerëz të dashur. Ata që janë vetëm mund të kenë takime vendimtare lidhur me fushën e dashurisë, por duhet t’i bëjnë sytë katër, për të njohur personin e duhur. Në punë do të thirreni për të bërë zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen. Fokusohuni mirë në prioritetet tuaja në mënyrë që të mos gaboni.

Lexo edhe:

UJORI

Kjo e martë do të jetë mjaft pozitive për dashurinë, me shumë pak kundërshti dhe me bashkëpunim të madh. Do të jeni në të njëjtën linjë me partnerin/en për gjithçka dhe kjo gjë do ju bëjë të dyve të lumtur. Ata që janë vetëm, mund të mësojnë një sekret lidhur me një person që sapo e kanë njohur. Duhet të tregohen të kujdesshëm që të mos bëjnë pyetje jo diskrete. Sa i takon sferës profesionale veproni me vendosmëri drejt projekteve më ambicioze. Ky është momenti për të përmirësuar situatën tuaj në punë, por edhe sa i takon ekonomisë.

Lexo edhe:

PESHQIT

Bëni mirë të qartësoni disa gjëra, para se të vijoni me lidhjen tuaj. Është mirë që të dialogoni dhe të sqaroni gjërat, në vend që të mbani mëri dhe të rrini të mënjanuar. Kjo e martë do të jetë mjaft e frytshme për disa nga të lindurit e kësaj shenje që janë vetëm, pasi do mund të gjejnë personin e duhur. Në punë, sigurohuni mirë lidhur me një propozim që do ju bëhet. Të besuarit është gjë e mirë, por të mos zënit besë është edhe më mirë.

Lexo edhe:

 

PËRGJIGJU