I mërzitur nga pakti Rama-Basha? Ilir Meta: Kjo ishte komedi…

1
I mërzitur nga pakti Rama-Basha? Ilir Meta: Kjo ishte komedi…
I mërzitur nga pakti Rama-Basha? Ilir Meta: Kjo ishte komedi…

Kryetari aktual i Kuvendit të Shqipërisë, njëherësh presidenti i zgjedhur Ilir Meta, i ftuar në studion e emisionit “Zonë e Lirë”, i dha përgjigje pyetjes së gazetarit Arian Çani, nëse ishte ai i mërzitur dhe pse ishte i qetë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së Çenit, Meta u shpreh se nuk ishte i mërzitur, dhe se qetësia duhet të jetë karakteristikë e politikanëve.

Po ashtu ai u shpreh se ishte i lumtur për arritjen e marrëveshjes, ndërsa e quajti krizën si artificiale, pasi sipas tij të njëjtën gjë e ofroi edhe McAllistr, por nuk u pranua.

Duke folur për marreveshjen mes Rames dhe Bashes, të cilën shumë e krahasojnë me ate te 2008-ës “Rama-Berisha”, tha se nese ajo vite me pare u perjetua si tragjedi, kjo e sotmja perjetohet si komedi.

Historia nuk përsëritet dy herë njësoj.

Nëse në 2008 u përjetua si tragjedi, tani përjetohet si komedi.

LSI nuk dëmtohet nga cdo lloj manovre apo ku di unë për cështjen e koalicioneve, për arsye se të gjitha forcat politike garojnë në mënyrë të barabartë dhe LSI ndihet tepër e sigurtë për të dalë forcë e parë në këto zgjedhje.

Ndoshta dëmtohen disa parti të reja”, tha Meta.

PËRGJIGJU