I “vdekuri” politik Dritan Prifti mbështetje e hienës Tom Doshi që të vrasin Partinë Socialiste të Shkodrës

I "vdekuri" politik Dritan Prifti mbështetje e hienës Tom Doshi që të vrasin Partinë Socialiste të Shkodrës

Njeriu “i vdekur” politikisht bën diversionin e radhës me Tom Doshin. Ish-ministri i Energjetikës në kohën e qeverisjes Berisha si përfaqësues i LSI, Dritan Prifti ka vendosur të bëjë një thirrje për qytetarët. Se nga çfarë pozite e bën këtë thirrje njeriu që të vetmen meritë ka filmimin e Ilir Metës kryetarit të tij dhe zv.kryeministër që kërkonte favore për ryshfete 700 milionëshe, ende nuk dihet. Prifti ka bërë thirrje për votimin e PS e të kandidatëve të saj në qarkun e Fierit. Dhe kësaj thirrje i ka bashkangjitur “paketë” dhe thirrjen që votuesit shkodranë të votojnë kandidatin e PSD Tom Doshi.

Ish-deputeti socialist Doshi, për Dritan Priftin është burrë i mirë dhe se janë armiqtë dhe njerëzit e krimit që e sulmojnë. Ndaj duhet të votohet sipas tij, duke tentuar në këtë mënyrë të rihapë një kapitull të mbyllur për PS dhe Tom Doshin në marrëdhëniet mes tyre. Marrëdhënie që janë këputur nga Edi Rama, i cili besojmë fort se nuk joshet nga akrobacitë e Doshit apo dhe Priftit që bën thirrje, sikur dhe në dorë të një vote të mbetet për të bërë qeverinë. Pastaj, kush e beson me se Partia Socialiste do të ketë një të ardhme me Tom Doshin?!

Partia Socialiste që propagandon shtet nga mëngjesi në darke, e cila pretendon se Shqipëria duhet të hyjë në një rrugë kaq shumë të vonuar drejt Europës do merret me mafiozë të pashpresë të nivelit Doshi?!

 Edi Rama, mund të themi se e përdori Tom Doshin aq kohë sa iu desh për t’iu kundërvënë një regjimi banditesk si ai i Berishës, ku banda luftohej dhe me njerëz të tillë si ai. Por tashmë Edi Rama duket tepër i vendosur për të bërë shtet dhe e ka bërë divorcin e përjetshëm nga kategoria “Doshi”. Fatmirësisht e themi se e ka bërë këtë divorc politik me njerëz të tillë. I detyruar apo me dëshirën e tij, ai s’do të mund të mirëpresë kurrë më në gjirin e tij banditë të llojit “Doshi”, të cilët nxirren nga dera dhe duan të hyjnë nga dritarja. Çdo përpjekje e dëshpëruar e Tom Doshit për të grabitur ndonjë votë naivi në Shkodër,  është një përpjekje sa e dëshpëruar aq edhe dëmtuese. Pasi Doshi është hedhur në sulm furishëm t’u blejë votën fukarenjve të Shkodrës, njerëzve që jeta s’u ka dhënë as edhe një mundësi për t’u shkolluar, punësuar, për të patur më shumë integritet sa për të mos i shitur votën mafiozit Doshi.

Dhe ajo çfarë bën ky mafioz i pabesë, është se rri i strukur si hiena, e cila pret ta vrasë dikush tjetër prenë që ajo të shkojë të ushqehet. Kështu edhe mafiozi Doshi, është në kërkim të kërmave njerëzore, atyre që u kanë vrarë çdo shpresë e mundësi për jetën, që ky t’u marrë votën dhe të ushqehet për vete.

Ata që votojnë Tom Doshin janë njerëz të pashpresë me të kaluar të errët që shpresojnë në të pamundurën. Doshi me votën e tyre kërkon të bëhet deputet, për të grabitur ndonjë tender dhe dhe për të larë borxhet e veta dhe hesapet mafioze që ai ka, dhe me tepricën e këtij bilanci, çdo palë zgjedhje shtron Iftare e u hedh kofshë pulash të ngordhura, disa njerëzve të shpërfytyruar, që e shesin veten për një gotë raki.

Shkodranët do të dënojnë fort këdo që shitet në këtë “far feje”, sepse ai që shkon në strofullën e Doshit, nuk shkon të mbushë vetëm gabzherrin e vet, por pikësëpari shkon të vrasë të ardhmen e vet dhe të bashkëqytetarëve.

Tom Doshi po blen votat e fakirëve të majtë, dhe përveçse po dëmton Partinë Socialiste, po ç’integron rëndshëm dhe seriozitetin e kësaj force në atë zonë.

Qytetarët shkodranë nuk ia kanë borxh as Tomë Doshit dhe askujt që të mbeten sërish peng i lidhjeve mafioze dhe jashtë rrjedhave pozitive të historisë së vendit, në rrugën drejt integrimit të BE. E kanë në dorë të vendosin vetëm për të ardhmen e tyre, pa pasur nevojë për “stimulantë” të tillë si paratë apo dhe ndonjë vakt falas shoqëruar me ndonjë pije. Janë njerëz fisnikë, që e kanë zgjedhur rrugën e tyre./Pamfleti.com

 

more recommended stories