Iku gjysma e Janarit/ Lu e Vlahutin i shkojnë ministrit Xhafaj në zyrë. Edhe Arta Marku takim me ekspertë

Iku gjysma e Janarit/ Lu e Vlahutin i shkojnë ministrit Xhafaj në zyrë. Edhe Arta Marku takim me ekspertë

Për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeprokuroren Arta Marku dita e sotme ka qenë dita e takimeve të rëndësishme.

Përfaqësues të EURALIUS po zhvillojnë një takim me kryeprokuroren e re të përkohshme, Arta Marku, ndërkohë në zyrën e ministrit Xhafaj ndodhen ambasadori i SHBA Donald Lu dhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.

Këto takime të rëndësishme të ministrit dhe kryeprokurores me ndërkombëtarët vijnë në një kohë kur të hënën pritet të nisë puna për zgjedhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë të Gjykatës.

Kryeprokurorja Arta Marku disa ditë më parë hoqi dorë nga gara për anëtare të KLP-së, duke qenë se posti që mbante nuk ja lejonte kandidimin për KLP dhe KLGJ.

Në garën për KLP janë 17 prokurorë, nga të cilët do të zgjidhen 6 dhe më pas do të bashkohen me 5 anëtarë të tjerë të cilët do të jenë nga jashtë sistemit të prokurorisë për të plotësuar numrin prej 11 anëtarësh nga të cilët përbëhet KLP./ Pamfleti.com

Denonco
Loading...