Ilir Meta në Kosovë për t’i treguar zonjës Merkel se është një “minë e paplasur”

Loja e hapur e Edi Ramës ndaj Athinën
Loja e hapur e Edi Ramës ndaj Athinën

Ministrit të Transporteve Sokol Dervishaj i është dashur të çonte të dielën borëpastrueset që në sabah që të hapnin rrugët dhe të blinin kripë shtesë pasi ajo e tenderave është tretur me kohë, në mënyrë që eskorta e Ilir Metës të mbërrinte menjëherë në Prishtinë.

Kreu i Kuvendit, ka marrë me vete edhe ambasadorin shqiptar dhe ka dyndur në selinë qëndrore të AAK-së.

Kosovarët e kanë traditë të vjetër që të lëvzin për wikend dhe në selinë e Ramushit është gjendur vetëm nënkryetari Ardian Gjini, siç duket në foto i veshur për shpejt me xhinse edhe pse priste në mënyrë protokollare figurën e dytë të shtetit shqiptar.

Ajo që ka bërë Meta dje në prishtinë, ka qenë as më shumë e as më pak si veprimi i Sali Berishës pas 28 nëntorit 2012 kur kërcënoi për prishjen e eukuilibvrave në Ballkan dhe që tensionoi Uashingtonin, i cili i solli një letër të posaçme zyrtarisht qeverinë shqiptare.

Berisha atëherë foli për kufinj deri në Preshevë, ndërkohë që në Maqedoni po gatuhej një çorbë e rëndë nga rusët siç doli më vonë.

Deklarata e Berishës u bë pikërisht pas ardhjes së ekspertisës së FBI-së për 21 janarin.

Ndërkaq, Ilir Meta shkon në Prishtinë dhe sulmon jo vetëm Edi Ramën për dialogun mes Tiranës dhe Beogradit por edhe më tej duke i bërë karshillëk arkitektes së dialogut Tiranë-Beograd dhe Prishtinë-Beograd, që është hiç më pak por kancelarja Angela Merkel.

Në mënyrë të hapur Meta i çon “selam” gjermanëve, se ai është gati të provokojë trazira, ashtu siç bëri Ramushi me Demarkacionin që po mban peng caktimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Përfituesja e kësaj situate është realisht Rusia, e cila nuk dëshiron që Mali i zi të bëhet anëtar i NATO-s. Dhe një anëtar i NATO-S, nuk mund të jetë një vend që nuk ka përcaktuar akoma kufijtë e tij.

Por Ilir Meta me çfarë trazirash kërcënon?! Dy muaj më parë ishte në Athinë ku u prezantua si një alternativë e Edi Ramës për marrëdhëniet e zbutura me Greqinë, por që në fakt mund të quhet si një zbatues i politikave greke për të tensionuar situatën në vend.

Ilir Meta u ka thënë dje arkitektëve të reformës në Drejtësi se nëse ai do të jetë një nga të hetuarit e mëdhenj të Prokurorisë Speciale, ai do të plaste “minën” që e mban në dorë, pak a shumë siç ka bërë Sali Berisha gjithë këto vite.

Vallë a nuk e kanë marrë parasysh këtë gjermanët dhe amerikanët kur e kanë shkruar e më pas “me dhunë” arritën ta miratojnë me 140 vota?! Vështirë që s’e kanë menduar. Por Ilir Meta ka bërë vetëm lëvizjen e radhës së presionit të tij. Si gjithmonë. Dukshëm i parashikueshëm.

Megjithatë ka disa gjëra që duket se po dalin ditë pas dite, që janë më shumë sesa rastësi apo proces spontan.

Armata e ekstremistëve që vijnë nga një e kaluar e lidhur me krimin dhe qarqet e nëntokës, që sot kërcënojnë të kthehen në tmerrin e Ballkanit, duke hapur një front që kurrë më parë nuk ka qenë i parë dhe dëgjuar.

Nuk është aspak çudi që lidhjet e xhihadistëve të tmerrshëm dhe të vetë Lavdrim Muhaxherit të çojnë në sallonet e politikës së Tiranës dhe Kosovës. Madje sipas disa burimeve shërbimet sekrete perëndimore kanë zbuluar detaje të tilla dhe po i elaborojnë.

Madje Meta shkon shpesh në Kosovë, me një ish-zyrtar i cili ka pasur dhe ka lidhje me një grup të tmerrshëm njerëzish nga kategoria e ekstremistëve fetarë, lidhje që të çojnë deri në Siri. Madje këto i ka bërë publike edhe në studiot televizive. Pikërisht për ti treguar kancelarive se teoria e “minës së paplasur” është një realitet.

Por edhe njëherë duhet shtruar pyetja, a nuk e kanë parashikuar këtë ata që e nisën këtë aksion të pashembullt në Shqipëri e Ballkan?!

Shkruan: Gjergj Zefi

PËRGJIGJU