Ilir Meta: Nuk them që Rama të japë dorëheqjen. Nën frymëzimin e Berishës janë sulmuar institucionet

1
Ilir Meta: Nuk them që Rama të japë dorëheqjen. Nën frymëzimin e Berishës janë sulmuar institucionet
Ilir Meta: Nuk them që Rama të japë dorëheqjen. Nën frymëzimin e Berishës janë sulmuar institucionet
Lideri i LSI-së Ilir Meta, ka dalë në një deklaratë për shtyp ku ka bërë thirrje për ulje të tensioneve politike. Meta vendos theksin përsëri tek dialogu mes palëve.

“Keqardhje që nuk ka lëvizur asgjë në drejtim të dialogu. E vetmja gjë që kanë lëvizur janë afatet. Çdo ditë që ecim përpara pa dialog dhe klimë konstruktive na çdo në një kizë që askush nuk e parashikon. Është detyrë e politikanëve që t’i parandalojnë”, tha Meta.

Kreu i LSI-së tha se shqetësimi kryesor janë zgjedhje dhe standardet e tyre. “LSI ka bërë dhe do të bëjë më të mirën për dialog dhe zgjedhje të standardeve evropiane. Nuk na duhen formulime që zgjedhjet ishin më të mira se ato të kaluara”, tha Meta.

Kreu LSI-së bëri apel për vetëpërmbajte të politikanëve. “Ne si politikanë instrumentin kryesor kemi fjalën. Në komunikim dhe në krijimin e klimës së mirëbesimit apo konfliktualitet”,  tha Meta.

Reklama

Kreu i LSI tha se Rama është kryeministër jo vetëm i PS-së, por gjithë shqiptarëve.

Unë nuk them që Edi Rama të jap dorëheqjen… Unë nuk jam kryetar i parlamentit të shumicës. Po të ishte kështu e kishim nxjerre më kohë PD-në … Rama nuk është vetëm Kryeministër i PS-së. Është kryeministër i gjithë shqiptarëve, ka detyrim të jap garanci për zgjedhjet dhe qytetarët. Ne si LSI nuk jemi me këtë apo atë. Ne jemi për ti dhënë fund politikës bardh e zi. Për dekriminalizmin në i dhamë të drejtë PD. Edhe një që kishim në LSI dhe nuk e dinim, iku në drejtim të paditur. Për çështjen e drogës ne kemi thënë që është problem serioz.  Ne kemi thënë që në duhet një pakt, sepse është një problem që nuk u krijua sot”,- tha Meta.

Kreu i LSI tha se më e rëndësishme është që qytetarët të votojnë në mënyrë demokratike. “Njerëzit votojnë si të duan. Të shprehen, të jenë të qetë. Të kemi president legjitim. Të kemi vend normal. Integrimi nuk është se miratuam një reformë dhe në Bruksel thonë ok. Integrimi është të sillemi dhe komunikojmë si njerëz normal”,- tha Meta.

Loading...

Lini nje koment