Ilir Meta shantazhon Lefter Kokën me një vidio ku ministri është filmuar në një aferë erotike në zyrë me vajzën e shokut të ngushtë ish-futbollist

Ilir Meta shantazhon Lefter Kokën me një vidio ku ministri është filmuar në një aferë erotike në zyrë me vajzën e shokut të ngushtë ish-futbollist

Ministrat e LSI kanë qënë gjithnjë nën kontrollin e fortë të Ilir Metës. “Pamfleti.com” ka shkruajtur kohë më parë se shumë nga ministrat dhe zyrtarët e lartë, duke mos duruar dyshen pronare të LSI, Meta-Kryemadhi kanë dashur të largohen nga kjo parti. Thjesht dhe vetëm për të shpëtuar dhe për të qënë dikushi, jashtë tutelës së Ilir Metës. Por gjithnjë janë kthyer në vendimet e tyre, pasi Meta ka përdorur të gjitha mjetet e mundshme për t’i pasur ata nën kontroll përmes shantazhit deri në perversitet.

Kreu i LSI u ka vënë nëpër zyra kamera përgjuese të gjithë ministrave dhe zyrtarëve të lartë të partisë, të cilët kanë shfrytëzuar postin dhe ambientet për afera seksuale dhe korrupsioni. Kjo nuk i justifikon as ministrat dhe zyrtarët e lartë, të cilët nuk përbahen dot, teksa shohin rreth vetes të gjitha “lolitat” e LSI që, me “punë dhe përpjekje” pa mbaruar shkollën e lartë që kanë kapur poste të rëndësishme në administratën shtetërore.

Një ndër rastet më flagrante të mbajtjes me dhunë në LSI përmes shantazheve për afera seksuale e erotike është edhe Ministri i Mjedisit, përfaqësues i LSI. Kështu, Lefter Koka ministër i LSI për Mjedisin kohë më parë kishte vendosur dhe deshi me të vërtetë që të kalojë nga LSI tek PS, por Ilir Meta me stilin e tij të përgjimeve e kishte filmuar në zyrë në një marrëdhënie erotike.

Marrëdhënia ishte shumë e rëndë dhe tmerrësisht e pakapërdishme nga ana morale dhe për më perversin e mundshëm, pasi kamera e vendosur nga Meta në zyrën e ministrit të Mjedisit, Terin e LSI e kishte kapur me të bijën e një shoku të tij të ngushtë, ish futbollist. I cili kurrë nuk e kishte menduar dhe as e mendon që këtë pabesi ndaj krijesës së tij t’ia bëjë pikërisht Lefter Koka, njeriu me të cilin kanë ndarë dhe kafshatën kur kontribuonin në sportin e dashur të futbollit. Kjo është e tmerrshme për nga ana e sjelljes perverse të Lefter Kokës. Që me gjithë “lolitëzimin” e ministrive të LSI, duhej të respektonte kodet shoqërore, pasi ishte më i pjekur se vajza në fjalë, aq më tepër vajza e shokut të tij të ngushtë.

Pikërisht shantazhi që i bëri Meta përmes kësaj videoje me zë dhe me figurë që paraqiste Kokën në këtë marrëdhënie erotike me vajzën e shokut të tij të ngushtë bëri që ministri i LSI të mos kalonte te PS. Dhe mirë bëri, pasi njerëz të tillë do ta njollosnin fort këtë parti. Në këtë mënyrë, Lefter Koka që nga ajo kohë u detyrua të heshtte dhe ti bindej verbërisht Ilir Metës duke vënë në dispozicion edhe të birin, të cilin po e çon viktimë në përplasje të njëpasnjëshme.

Por çfarë mund të presësh nga një i pashkollë, pasi derën e fundit të një shkolle e ka parë para 40 vitesh. Ai është një Ministër në mes të Tiranës që ka mbaruar fakultetin në Strugë, a thua nuk kishte asnjë fakultet ku Koka të regjistrohej në Tiranë. Lekët i kishte, pasi Lefter Koka, pavarësisht se është një injorant, ai ka qënë dhe është i lidhur me krimin ekonomik gjatë të gjithë këtyre viteve në Shqipëri dhe gjithnjë ka pasur para. Aq më tepër që ka bërë goxha para si Ministër, përmes aferave korruptive, madje dhe në Durrës me projektin e Kodres së Currilave, 2.4 miliardë lekë. E ndjek leku Terin.

Ky është njeriu që kërkon votën në krye të listës së kandidatëve për qarkun e Durrësit, Lefter Koka që mbahet me zor nga Meta në LSI. Thjesht përmes shantazhit me një video me përmbajtje të fortë erotike mes Lefterit dhe vajzës së shokut të tij të ngushtë. Në zyrë madje, ndoshta dhe në hotele./Pamfleti.com

 

more recommended stories