Intimidimi i politikanëve të BE-së, metodë e diktaturës

1
Intimidimi i politikanëve të BE-së, metodë e diktaturës
Intimidimi i politikanëve të BE-së, metodë e diktaturës

Politika shqiptare as nuk ka ndërmend të heq dorë nga metodat e vjetra të regjimit komunist që sapo lamë pas, sepse po ata individ që dje në diktaturë kishtin poste të rendësishme, madje shërbenin me sigurimin e shtetit duke torturuar e burgosur njerëz janë sot në politikën shqiptare dhe mjerisht në politikën e vetëquajtur të djathtë.

Po të nisësh një analizë të personave që drejtojnë partinë me të madhe opozitare madje dhe krerët e partive opozitare të djathta, shumica e tyre janë të lidhur me sigurimin e shtetit, diktaturën ose vetë ose njërëzit e afërm të familjes, dhe nëse do të përdorej e njëjta mënyrë që ata përdorin sot me zyrtarët e perendimit, shumica e tyre janë mëkatarë madje më të zinjtë e regjimit komunist.

Në vitin e largët 1996 në selinë e vjetër të opozitës një grup njerëzish iu drejtuan ish-ambasadores së SHBA-së në Tiranë me fjalët më fyesë (sapo doli nga selia e PD-së), duke i thënë kurva, edhe se kanë kaluar 21 vite nga ai palaçollëk politik i orientuar nga krerë të lartë të politikës së asaj kohe, sërish përsëritet e njëjta klimë, pasi personalitete të larta të politikës perendimore intimidohen me metoda të sigurimit të shtetit.

Reklama

Kjo frymë politike duhet të marrë fund sepse në këto 59 ditë proteste të opozitës janë dëgjuar më shumë se asnjëherë perbaltje personaliteteve dhe rrethi i të intimiduarve është aq i madh sa po i shpallin armiq të Shqipërisë si në kohë kur diktatori shpallte armiq, madje siç i tha opozita e 1996 ish- ambasadores Lino, i tha diktatori shenjtores Nënë Tereza?!.

Objekt i intimidimit ishte kryetarja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Ambasadorja Romana Vlahutin, ambasadori i SHBA-së në Tiranë Donald Lu, eurodeputeti dhe raportuesin për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, eurodeputeti sllovak, Eduard Kukan, zyrtarë të lartë të BE-së, madje së fundmi dhe Ministrin e Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel dhe shkaku është se kerkojnë stabilitet politik, reformë në drejtësi dhe integrimin e vendit në BE.!!!

Janë pikërisht ata të djeshmit të regjimit komunist që kanë kapur peng të djathtën, kanë denigruar të përndjekurit politikë, ata që kanë sabotuar ligjin e pronave për 27 vite radhazi dhe mbjanë në këmbë ligjin ogurzi 7501, janë ata që kanë torturuar njerëz, janë ata më të zinjtë e politikës shqiptare që sot për t’i shpëtuar trasparencës, hapjeve të dosjeve, dekriminalizimit, Vettingut dhe për të ruajtur pasuritë e tyre, janë gati ta djegin Shqipërinë, por problem është si, por më parë të intimidojnë politikanët perendimor?!

Janë gati të shajnë e përbaltin cilin do, qoftë shqiptarë apo i huaj, qoftë qytetarë apo zyrtarë i lartë, vendas, perendimorë apo i BE-së vetëm e vetëm që të ruajnë pushtetin e tyre dhe pasuritë e paligjshme dhe në këtë betejë të qelbur, zinxhiri është shtuar në rrethin e atyre njerëzve që nuk e kanë shfryrë ende urrejtjen ndaj shqiptarëve, sepse ende ata ushqehen nga hakmarrja dhe intimidimi i qytetarëve.

Të djathtët e vertetë, të përndjekurit dhe pronarët nuk kanë kurëfarë urrejtje dhe ndonëse janë masakruar, vrarë me varre të humbura ende, ndonëse e dinë kush i ka spiunuar, hetuar, turturuar sërish janë të paqur dhe kërkojnë pajtim, sepse nuk urrejnë njerëzit por regjimet, diktaturën dhe komunizmin dhe ky është ndryshim i madh mes të djathtëve të vërtetë dhe atyre që hiqen si të djathtë.

Të djathtët nuk janë të tillë si këta që kanë dalë nga mëkati i regjimit komunist dhe kërkojnë të mëkatojnë çdo ditë duke intimiduar njërëz, zyrtarë të BE-së dhe botës, që janë gati të shpallin vende armike, sepse duke përdorur metodat e regjimit komunist, medojnë se do ti shpëtojnë drejtësisë, trasparencës dhe opinionit publik, mendojnë se ende janë në atë kohë kur bënin ç’të donin, sepse ata janë ata të djeshmit të regjimit komunist, por nuk kuptojnë se ka ndryshuar koha dhe në demokraci këto nuk vlejnë.

Shkruan: Ilir Vata

Loading...

Lini nje koment