Ish burri i gruas që donte të shiste fëmijët i tmerruar: Më ndjekin dy burra për të më vrarë

Ish burri i gruas që donte të shiste fëmijët i tmerruar: Më ndjekin dy burra për të më vrarë

Lajmi që një nënë e re nxorri në shitje dy fëmijët e saj bëri xhiron nëpër mediat online. Reagime të forta dhe akuza të rënda janë hedhur mbi nënën nga Fieri me inicialet E.R.

Por ajo mohoi cdo akuzë duke rrëfyer për Albeu.com se në fakt ish-burri kishte qenë i dhunshëm dhe se edhe atë postim e kishte bërë ai për ta dëmtuar.

Ndërkohë në një komunikim për Albeu.com, E.D., ish-bashkëshorti i E.R., hodhi poshtë çdo akuzë duke thënë se është ish-gruaja ajo që i ka dhunuar fëmijët dhe se ajo donte vërtet t’i vriste. Ai shtoi gjithashtu se fajëson ish-bashkëshorten se e ka çuar drejt depresionit pasi nuk i lejon të takoje as fëmijët që prej divorcit.

Por kjo telenovelë vazhdon akoma.

Mbrëmjen e sotme për Albeu.com, E.D., ish-bashkëshorti i E.R u shpreh se dy burra po e ndjekin dhe se ai dyshon se janë vrasës me pagesë.

Prej disa ditësh më ndjekin dy tipa rreth 50-vjeç. Përballem shpesh me ta, kam frikë se janë vrasës me pagesë. Kam frikë se janë njerëzit e ish-gruas time dhe duan të më vrasin. Jam i shokuar, po vdes nga frika. Duken të çuditshëm, ju betohem. I kam kapur dhe foto te mbikalimi i Unazës së Re.

Hipa në autobus dhe shyqyr i shpëtova për sot këtyre dy tipave të çuditshëm. Ndihem më i qetë tani. Një gjë është e vërtetë: ose janë paguar të më vrasin, ose të më bëjnë me fiksime, të më godasin rëndë psikologjikisht dhe të më çojnë drejt çmendinës. Un po ju dërgoj fotot dhe shpresoj që shteti të bëjë diçka për mua”-është shprehur ai për Albeu.com

Ai gjithashtu ka treguar se e ka bërë dononcimin edhe në stopkorrupsionit.al por që akoma asnjë reagim.

Denonco
Loading...