Ish-Ministri i Drejtësisë Shkuma-party me Balilin ( FOTO)

Ish-Ministri i Drejtësisë Shkuma-party me Balilin ( FOTO)

Kryetari i Bashkisë së Delvinës, Rigels Balili, nipi i trafikantit të drogës të shpallur në kërkim, Kelmend Balilit ka folur sot për herë të parë në lidhje me pretendimet e ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani se ka parë filmime të ministrave që flinin me dashnoret në hotelit ‘Santa Quranta’.

Ai jo vetëm që e ka rrëzuar totalisht Manjanin por ka thënë se vetë Manjani, te cilin Balili e njihte personalisht, ishte i vetmi që frekuentonte Santa Quaranta-n.

Kështu pra nipi i Balilit në një prononcim për “News 24” ka hedhur poshtë akuzat e Manjanit, ndërsa ka shtuar se në hotel nuk ka parë asnjë ministër apo deputet, por  Manjanin vetë. I cili sipas Balitit ka qenë i vetmi ministër që ka frekuentuar rregullish Santa Quaranta-n, familjarisht duke pushuar në ambjentet e hotelit luksoz.

“Nuk kam parë asnjë ministër apo deputet në kompleks. Nuk kanë ardhur ministra te Santa Quaranta. Ministri Arben Ahmetaj ka ardhur vetëm kur u inagurua kompleksi. Kushdo mund të verifikojë kamerat e kompleksit. I kemi të gjitha filmimet e para dy muajve. Prej 2 muajsh serveri është me defekt, nuk punon. Mund t’ju them se Manjani ka qenë i vetmi ministër që frekuentonte kompleksin. Manjani gjithë verën pushonte në kompleksin tonë me familjen e tij”, – tha nipi i Balilit.