Ish-sekretari i FSHF, Prodani: Habitem si nuk qenkan regjistruar ende shoqatat sportive

Ish-sekretari i FSHF, Prodani: Habitem si nuk qenkan regjistruar ende shoqatat sportive

Ish-sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani, i ftuar në “Report TV”, ka hedhur dritë mbi shoqatat sportive që po shndërrohen në mollë sherri në këtë fushatë për kreun e federatës midis Armand Dukës dhe Bashkim Finos. Prodani ka pranuar se shoqatat janë themeluar herët, që 14 vjet më parë, por shprehu habi se si nuk janë regjistruar ende.

http://www.pamfleti.com/tronditen-themelet-e-fshf-armand-duka-ka-qene-i-marre-peng-pse-hesht-kapo-i-futbollit

“Këto shoqata janë krijuar në vitin 2002. Synimi i tyre ishte organizativ, të ndihmonin futbollin në zonat e tyre dhe të ndihmonin kampionatet kombëtare. Kjo pasi pjesëmarrja në kampionat kombëtar kishte një sërë procesesh të gjata. Ndërkohë që krijoheshin klube të reja që donin të merrnin pjesë në kampionat. Më pas FSHF mendoi krijimin e shoqatave, u konsultua me UEFA-n. Në këtë mënyrë, për të marrë pjesë në kampionat legjitimohej edhe përmes pjesëmarrjes në këto shoqata. Më pas, unë e di se u ngarkuan persona të caktuar për t’i regjistruar në gjykatë, por nuk e di përse nuk janë regjjistruar”, – u shpreh Prodani. /Pamfleti.com

Denonco
Loading...