Itali/ Kapet shqiptari me 500 mijë euro kokainë dhe heroinë në makinë

Itali/ Kapet shqiptari me 500 mijë euro kokainë dhe heroinë në makinë

Karabinierët në Sardenjë arrestuan Ramazan Malon 52 vjeç me precedentë penalë, sepse gjatë kontrollit të makinës i gjetën 1,5 Kg heroinë të ambalazhuar në 3 pako. Gjatë kontrollit të banesës u zbuluan edhe 1,2 Kg. kokainë e pastër.

Fillimisht karabinierët kishin ndaluar 52-vjeçarin Ramazan Malo, për një kontroll rutinë.

Por duke parë nervozizmin e tij, policia zhvilloi një kontroll të imtësishëm të makinës me të cilën udhëtonte shqiptari.

Pas kontrollit agjentët zbuluan dhe sekuestruan 1.5 kilogramë heroine, të ndarë në 3 pako dhe 1.2 kilogramë kokainë.

Corriere Della Sera shkruan se Ramazan Malo, do të përfitonte mbi 500 mijë euro, nga shitja e sasisë së drogës.


Loading...

Loading...
Loading...