Itali/ Shkatërrohet organizata kriminale italo-shqiptare, 3 shqiptarë të arrestuar

Itali/ Shkatërrohet organizata kriminale italo-shqiptare, 3 shqiptarë të arrestuar

Një organizatë kriminale italo- shqiptare është goditur nga policia e Vicencës, duke çuar në pranga 10 persona, shqiptar, italian dhe një shtetas afrikan nga Burkina Faso. Sipas mediave italiane organizata merrej me trafikun e heroinës dhe marijuanës, në provincën e Berices.

Operacioni i policisë kishte dy vite që kishte filluar, ndërkohë që policia ka zbuluar se grupi arrinte të shiste të paktën një kile drogë në një javë. Mes personave të arrestuar janë edhe tre shqiptarë, dy me mbiemër Kërtusha.

Sipas mediave italiane në krye të piramidës qëndronte Ahmet Balla, 39 vjeç dhe dy nipërit e tij, vëllezërit Mario dhe Sabrino Kërtusha, 26 dhe 23 vjeç. Detyra e tyre ishte të transportonin drogën nga Spanja, e cila ishte edhe vendi ku blihej drejt Italisë, ku më pas edhe shitej. Grupi pjesë e të cilit ishin edhe dy gra u zbulua pas dëshmisë së një klienti të rrahur për shkak të borxhit për drogë.