Itali/ Shkatërrohet organizata kriminale Italo-Shqiptare e heroinës, në pranga shtatë shqiptarë

Itali/ Shkatërrohet organizata kriminale Italo-Shqiptare e heroinës, në pranga shtatë shqiptarë

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Itali është zhvilluar një operacion policor antidrogë në zonën e Napolit dhe Kazertas.

Ky operacion ka bërë të mundur të shkatërrohet një organizatë kriminale Italo-Shqiptare dhe gjatë ditës së sotme janë lëshuar 29 urdhër arreste nga Prokuroria e Napolit.

Operacioni i koduar “SMOKE SNAKE” është kryer nga Guardia di Finanza e Marcianise dhe ka filluar në Qershor të vitit 2016.

Nga viti 2016 janë sekuestruar 38 kg Marijuanë dhe 8 kilogramë Heroinë.

500 mijë euro pasuri: 2 apartamente, 1 autoveturë, 3 kompani, 65 llogari bankare 18.000 euro në Cash.

Në burg kanë përfunduar 6 shqiptarë. Autoritetet italiane bëjnë me dije se heroina mbërrinte nga Shqipëria.

Shqiptarët e burgosur:

Luan Hyseni alias Luan Cika, 36 vjeç

Arian Demiri, 30 vjeç

Altin Xoxha, 47 vjeç

Xhimy Isiu, 33 vjeç

Everton Ndreraj, 26 vjeç

Eduard Shehaj, 39 vjeç

Mirjan Xhemalaj, 56 vjeç

Mega operacioni me 29 të arrestuar në Itali: Ja emrat e 7 shqiptarëve të rrjetit të heroinës

 

sdfswdfgerghdefg.jpg