Ja për çfarë luksi e kishte fjalën gazetarja e “Zërit të Amerikës”: Vila luksoze e Ilir Metës me 11 WC dhe 2000 m2 oborr. Palmat u sollën me helikopter (Foto)

Gazetarja e VOA-s( Zerit te Amerikes ) i beri kete pyetje Ilir Metes:

Kriza në Evropë, filloi në 2008-ën menjëherë pas krizës në Amerikë, megjithatë në korrik ju keni pas mbi 7 mijë vet që kanë ikur – që kanë kërkuar azil në Gjermani, jo thjesht kanë ikur. 7 mijë e ca janë të regjistruar vetëm në Gjermani. Këto vende që ju i quani në krizë që janë partnerët tuaj për eksportet e Shqipërisë , këto vende po presin shqiptarët që kërkojnë një jetë më të mirë dhe ikin thjesht për nevojë ekonomike. Sot asnjëri nuk ikën më për mungesë dritash, e për fjalë të lirë e për dëshirën për të shkuar në Evropë. Këto janë të gjitha në Shqipëri. Ju keni një problem ekonomik që është ngritur dhe po ngrihet me shqetësim nga gjermanët që janë detyruar të thonë që do i kthejmë këto njerëz. Meqë përmendët vetë nevojën që vendi të ketë një zhvillim sa më të barabartë, të sjell një ndarje sa më të barabartë të përparimit që do të realizohet, desha t’u bëj një pyetje disi personale: klasa politike në Shqipëri, që shpalos një mënyrë jetese dhe një luks të jashtëzakonshëm. A ndjeheni ndonjëherë nën presionin e publikut, këtij publiku që ikën përditë, që ka një minimale të jetesës tek 5 dollarëshi në ditë, a ka ndonjëherë diçka që ju prek, ju kap në gjithë këtë shpalosje luksi dhe ekstravagance do të thosha.

Dhe Ilir Meta ju pergjigj: Nuk di per cfare lusi e keni fjalen…

Ne fakt gazetarja Ardita Dunellari e kishte fjalen pikerisht per kete lluksin e meposhtem:

Vila e Ilir Metës në Gjirin e Lalzit ka një shpenzim prrallor. 2000 m2 oborr me ullinj dhe palma gjigande që u sollën me helikopter nga madhësia si dhe brenda në vilë ndodhne 11 WC. Mobilimi kushton mbi 400 mijë euro.

Kjo është thjesht vila për fundjava sepse ata jetojnë në një palalt 5 katësh ku 4 kate janë banesa e tyre në qendër të Tiranës në zonën e bllokut. Kjo është një foto e bërë gjatë një interviste të dhënë për mediat nga bashkëshortja e kreut të LSI, Kryemadhi, e cila është edhe deputete. Sipas Monikës edhe macja ka tualetin e veçantë për të kryer nevojat personale.

Bëhet fjalë për shtëpinë në Gjirin e Lalzit të Metës. Disa ditë më parë pamë festën faraonike të Metës për ditëlindjen e tij në këtë zonë turistike, shpenzimet e së cilës kanë kaluar 500 mijë eurot. Tani, po shihni se si është arreduar nga brenda kjo vilë luksoze ku vetëm kolltuqet “skavolini” kushtojnë 32.000 euro.

more recommended stories