Kjo nuk pritej, shteti ku shqiptarët duan të punojnë, merr vendin e parë për pasaportën më të fuqishme në botë

Gjermania ka rimarrë sërish stafetën për pasaportën më të fuqishme në botë, përsa i përket vendeve ku njerëzit mund të udhëtojnë pa viza.
Indeksi vjetor i pasaportave “Henley” ka publikuar renditjen e pasaportave sipas numrit të vendeve që qytetarët mund të udhëtojnë pa viza.

Singapori nuk ka më pasaportën më të fuqishme në botë, duke “u mposhtur” kështu nga Gjermania.

Më poshtë renditja, sipas numrit që njerëzit mund të udhëtojnë pa viza.

Gjermania 177

Singapori 176

Danimarka, Finlanda, Franca, Italia, Japonia, Norvegjia, Suedia, Mbretëria e Bashkuar 175

Austria, Belgjika, Luksemburgu, Holanda, Spanja, Zvicra 174

Irlanda, Koreja e Jugut, Portugalia, SHBA 173

Kanadaja 172

Australia, Greqia, Zelanda e Re 171

Republika Çeke, Islanda 170

Malta 169

Hungaria 168

Lihtenshtajni, Sllovaki, Slloveni 167

Letonia, Lituania, Malajzia 166

Estoni 165

Polonia 163

Monako 162

Denonco
Loading...