Kompania turke e telefonisë Albtelkom, favorizim miliona euro në kurriz të konkurrentëve. Lojë Rama-Erdogan apo e kreut të AKEP Ilir Zela?

Loja ekonomike, duke favorizuar kompani të caktuara të huaja që kanë investuar në vend nuk e përjashton me sa duket as kryeministrin Edi Rama. Ashtu sikurse ish kryeministri Sali Berisha që deklaroi nënshtrim të plotë në Turqi, në takimin me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, duket se këtij sindromi nuk i ka shpëtuar as Edi Rama.

Nëse Sali Berisha, tashmë një “armik” i presidentit turk, kërkoi asokohe rinegociimin e kontratës së blerjes së Albtelekom nga ana e Calik Enerji, gjatë vizitës që zhvilloi në Turqi dhe përpos mbështetjes dhe ndonjë rryshfet mori dhe një benefit për të birin Shkelzen Berisha, Edi Rama nuk del shumë në skenë. Madje me Erdogan nuk bën asnjë lloj bisede në këtë aspekt, duke lënë të kuptohet se bisedon për gjëra madhore që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes dy vendeve. Aq sa të gjithë keqkuptohen, që nga politika e Greqisë deri tek opozita dhe presidenca shqiptare, sikur Edi Rama ka afeksion politik për presidentin turk Erdogan. Madje arrijnë deri atje sa thuhet se Rama doli dhe kundër SHBA teksa votoi kundër rezolutës së saj, vetëm për ti dhënë mbështetje  “Sulltanit”.

E vërteta është se Rama sheh interesin ekonomik tek Erdogan. Madje këtë aspekt, kryeministri shqiptar e luan në mënyrë ambige, duke mos dalë në skenë. Nuk ka pse del, pasi ka “zarat” e tij në vend, që me statusin e zyrtarit shtetror që mbajnë, e bëjnë shërbimin në mënyrën më perfekte. Thjeshtë dhe vetëm luajnë rëndshëm lojën e Ramës me Erdogan. I cili për hir të së vërtetës ka interesa në kompanitë e telefonisë celulare në Shqipëri por dhe në industrinë e rëndë.

Nuk jemi kundër investimeve turke, por të bëhet një lojë e ndershme ekonomike me mundësi të barabarta për të gjithë. E themi këtë pasi në ditët e fundit, është vënë re një tentativë e AKEP që monitoron kompanitë celulare në vend për të favorizuar kompaninë turke Albtelekom. Për të cilën interesohet gjithnjë direkt Erdogan, aq nën zë thuhet se kompania është e djalit të tij. Kështu, pa u bërë asnjë lloj konsultimi paraprak e pa u respektuar asnjë lloj transparence me operatorët e telefonisë celulare në vend, me vendim të Këshillit Drejtues të AKEP, në krye të të cilit është Ilir Zela, po merret një vendim arbitrar ndaj kompanive të mëdha celulare në Shqiperi.

Në mënyrë të padrejtë e të fshehtë është përpiluar një vendim, i cili duke u bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe ndryshimeve të ndodhura në treg gjatë periudhës 2014-2017, kërkon të diferencojë zbatimin e masës rregulluese të mos diskriminimit në tarifa me pakicë të thirrjeve on- net/ off net për Albtelecom dhe dy operatorët e tjerë Vodafone Albania dhe T- Mobile.

Pra AKEP kërkon t’ja heqë këtë detyrim Albtelecom-it, duke filluar nga data 1 Prill i këtij viti. Sipas dokumentit, që është pergatitur në fshehtësi, AKEP e justifikon këtë vendim duke gjykuar se heqja e këtij detyrimi duhet bërë pasi sipas të dhënave Albtelecom është operatori më i vogël në treg dhe me proporcionin më të madh të thirrjeve off-net se dy operatorët e tjerë. Dhe argumenti i paraqitur nga KEP në vendim është se me heqjen e ketij detyrimi këtij operatori të vogël në treg i jepet stimuli të ofrojë tarifa konkurruese off net.

Në këtë dokument thuhet gjithashtu se problemi që mund të shkaktojë në treg heqja e këtij detyrimi për Albtelcom është shumë i vogël në raport me heqjen e këtij detyrimi dy operatorëve më të mëdhenj.

Ndryshimet e ndodhura në tregun celular, si dalja nga tregu i Plus, rrisin theksin për një qasje më të kujdesshme ndaj operatorëve më të vegjël në tregun celular dhe mbijetësen e tyre. Pra kërkohet një favorizim i Albtelekom në kurriz të kompanive të tjera celulare në vend, që kanë sjellë të ardhura të jashtëzakonshme për shqiptarët dhe Shqipërinë, pasi derdhin taksa në arkën e shtetit. Por dhe ofrojnë një shërbim më të saktë dhe të specializuar për qytetarët dhe për këtë arësye kanë dhe peshën më të madhe në radhët e operatorëve të telefonisë celulare në vend.

Këshilli Drejtues i AKEP me këtë vendim e favorizon hapur kompaninë turke Albtelekom, dhe mendohet se është një ndikim i drejtëpërdrejtë i kryeministrit Edi Rama për t’ia bëjë këtë shërbim Presidentit Turk Rexhep Taip Erdogan. Një lojë mes të dyve. Pasi është jashtë logjikës së gjërave që këtë vendim favorizues për Albtelekom ta ketë marrë vetë në kokën e tij kreu i Këshillit Drejtues i AKEP Ilir Zela, i cili ka qënë më parë drejtor Ekzekutiv i Albtelekom.

Megjithatë, gjëra që ndodhin. Pasi bëhet fjalë për një lojë milionash dhe drejtuesi aktual i AKEP e njeh mirë këtë lojë me kompaninë turke. Ka qënë drejtues vetë aty, ka përfituar shumë ekonomikisht, por dhe është gjithnjë me “kokën andej”. Pa e akuzuar se është i “infiltruar” prej kësaj kompanie. Por tashmë mbetet mister nëse milionat mbeten te Zela, apo shkojnë më lart sipas porporcionit./Pamfleti.com

 

 I plotë propozimi selektiv dhe diskriminues i AKEP:


Loading...

Loading...
Loading...