Kryeprokurori i Përkohshëm, Alibeaj: Një gjë e pazakontë po ndodh, nëse hidhni këtë hap të gabuar, do acaroni klimën politike!

Kryeprokurori i Përkohshëm, Alibeaj: Një gjë e pazakontë po ndodh, nëse hidhni këtë hap të gabuar, do acaroni klimën politike!

Maxhoranca sot ka njoftuar përfundimin e mandatit të Adriatik Llallës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa Ulsi Manja ka propozuar vendosjen e një prokurori të ri të përkoshëm deri në krijimin e KLP duke lajmëruar hapjen e procedurave për zgjedhjen e kryeprokurorit më me eksperiencë.

Sakaq, Enkelejd Alibeaj në emër të PD e cilësoi këtë që po ndodh, të pazakontë dhe paralajmëroi hapur se nëse mazhoranca bën këtë, do të përballet me një krizë politike.

“Një gjë e pazakontë po ndodh, çdo gjë po ndodh në mënyrë të pazakontë, një gjë është e vërtetë, sot ju po filloni procedurën për të emëruar prokuroin e përgjithshëm të Shqipërisë.

Është e pazakontë që nga këto letrat e shpërndara nga sekretari i përgjithshëm. Çështja nuk ka qenë në kalendarin e punimve por sot gjendet në tryezë.

Ku e gjen të drejtën sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të iniciojë një procedurë parlamentare kur askush nuk ia ka kërkuar?!

Kjo nuk është më një tentativë, një aludim që një parti këkron të kapë kryeprokurorin e përgjthshëm, sot është fakt që ku keni filluar procedurën tashmë për të rrëmbyer kreun  e akuzës, kushdo e kupton nga buron frymëzimi, ju mund të keni probleme personale me Adriatik Llallën por keni dosjet, ky është frymëzimi i vetëm që po shkelni kushtetutën dhe të bëni në befasi të publikut këtë lloj procedure”, tha Alibeaj duke i bërë edhe një ftesë mazhorancë.

“Ftesa ime, meqë jemi në klimë ftesash, është t’i thërrasim arsyes, të pozicionohemi para Kushtetutës, është ftesa e parë që e bëj si jurist, së dyti ftesa është edhe politike, sepse nëse do hidhni këtë hap të gabuar, do acaroni klimën politike të këtij vendi, nëse hidhni këtë hap sot do bëni një kapje të drejtësisë, e hidhni këtë hap sot, do godisni besimin në reformën në drejtësi”, u shpreh deputeti i PD.