Kryeprokurori i përkohshëm, zbulohet projekti i maxhorancës për ta zgjedhur

Kryeprokurori i përkohshëm, zbulohet projekti i maxhorancës për ta zgjedhur

Komisioni i Ligjeve do të tentojë sot ti japë zgjidhje cështjes së Prokurorit të Përgjithshëm pasi i përfundoi mandate Adriatik Lallës.

Mbledhja e Komisionit vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama i bëri thirrje kreut të demokratëve, Lulzim Basha që të bëjnë një pakt të ri të madh që nis pikërisht me zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

Nga ana tjetër, sot Partia Demokratike i dërgoi një letër Kryetarit të Kuvendit që të ndërpresë procedurën deri në sqarimin e situatës ligjore.

Ulsi Manja: Komisioni i Ligjeve sot do të vendosë çeljen e procedurave për miratimin, përcaktimin e prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm sipas kritereve të përcaktuara në ligj.

Bledi Cuci: Komisioni i ligjeve pasi u njoh me memon e sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, pasi konstatoi se Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është konstituar ende, pasi u njoh me memon e Shërbimit të Monitorimit, pjesë e Kuvendit, vendosi: 1. Miratimin e procedurës së prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm. A) komisioni i ligjeve fton prokurorët me më shumë eksperiencë nga radhët e prokurorëve që brenda 5 ditëve të depozitojnë një CV të kandidatit. B) menjëherë pas depozitimit të listës, komisioni përgjegjës bën publikimin e saj dhe cakton datën për zhvillimin e seancës. C) pas zhvillimit të seancës komisioni i ligjeve shqyrton dokumentacionin dhe harton raportin për seancën plenare. D) Kuvendi voton për caktimin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.