Kush e aksidentoi avokatin grek të supertrafikantit Klemend Balili?! Dosja kompromentuese për Metën e Berishën i rrezikojnë jetën atij dhe klientit…

Nuk janë të rastësishme dhe njihen në tërë historinë botërore të krimit. Një spondë makine, një lëvizje dritash, një humbje vëmendjeje dhe bashkë me njeriun varrosen dhe të gjitha rreziqet për elementët kriminalë, që dalin pa u lagur. Këto janë rezultatet e atentateve ndaj njerëzve të rëndësishëm që disponojnë informacione dhe dosje të rrezikshme.

Kështu, avokati mbrojtës i Klemend Balilit, juristi i shquar grek Aleksis Kujas ka pasur një aksident automobilistik mesnatën e kaluar.

Duke u kthyer nga Selaniku për në Athinë, automjeti që ai drejtonte ka dalë jashtë kontrollit në një kthesë pranë Ylikis, rreth 70 km nga Athina, dhe është përplasur me pjesën e pasme të një kamioni. Për fat të mirë, Kujas ka dalë nga makina thuajse i palënduar dhe ka shkuar vet në spital për një kontroll paraprak.

Disa orë pas aksidentit, ai ka deklaruar para gazetarëve se për pak sa nuk pa vdekjen me sy, por tani ishte shumë mirë. Nuk ka dhënë asnjë sqarim më tepër, por burimet greke të sigurisë thonë se ka pasur një presion të jashtëzakonshëm nga një drejtues tjetër automjeti dhe bëhet fjalë për një aksident të detyruar që për pak mund t’i kishte marrë jetën avokatit grek të supertrafikantit shqiptar Klemend Balili.

Dy ditë më parë, i pyetur për zërat që thoshin se Klemend Balili do të dorëzohej vetë tek organet greke, Kujas ka theksuar edhe njëherë se nuk ka pasur asnjë njoftim nga klienti i tij për këtë veprim dhe se tani për tani nuk ka asgjë të vërtetë për dorëzimin e tij.

Mësohet se dosja kompromentuese që avokati i Klemend Balili ka për Metën dhe dy nga ministrat e tij, si dhe për ish-kryeministrin Sali Berisha në kohën kur supertrafikanti i shërbente atij para vitit 2013, janë një rrezik real për avokatin grek të “Eskobarit të Ballkanit” por dhe për vetë klientin e tij.

Mësohet se po shikohet mundësia që organet e sigurisë në Greqi të marrin nën ruajtje të vazhdueshme avokatin mbrojtës të Klemend Balilit nga frika e ndonjë tjetër atentati ndaj tij./Pamfleti.com

PËRGJIGJU