Kush është G.D, protagonistja në videon erotike të deputetit Ervin Salianji

Kush është G.D, protagonistja në videon erotike të deputetit Ervin Salianji

CNA.al dje publikoi një video në sallën e parlamentit të deputetit të Bashës, Ervin Salianji. Një video e neveritshme, një komunikim pervers, që na fakt bëri xhiron në shumicën e mediave shqiptare.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, pati një reagim se video mund të mos ishte autentike, pasi ne i vendosem titrat dhe personazhi me inicialet G.D, me të cilin komunikon Salianji, në shumë media u identifikua si Grida Duma.

Në fakt duhej të kishte qënë më me vlerë dhe e ndershme që deputeti të dilte dhe të thoshte se kush është G.D. Ne nuk e themi dot që ajo është Grida Duma, por deputeti mund ta thotë pasi BBM, i ka të plota raportet dhe kodet e atij numri që ai komunikon.

Kjo për ne ka shumë pak rëndësi. Duhet të jetë ai që ta thotë kush është G.D-ja, së pari për të ndalur çdo aludim mediatik se përballë qëndron Grida Duma.

Së dyti, që ta kuptojë përfundimisht ai dhe çdo politikan tjetër se duke u munduar të vendosë censurë, apo duke mos dhënë dorëheqjen në të tilla skandale, Shqipëria dhe kasta jonë politike nuk ka për të ndryshuar kurrë.

Meqë ende deputeti i Lulit, Ervin Salianji nuk ka folur, po i bëjmë një pyetje publike. Kush është G.D.?

Është mirë t’ua thuash shqiptarëve, kështu sqarohet gjithçka. Ti si deputet mban përgjegjësi për aktin tënd, dhe duke qënë se je në sallën e parlamentit dhe e kryen në atë ambient biseden, je i detyruar të japësh një sqarim publik, minimalisht për demokratët, ndoshta dhe për të gjithë shqiptarët.

Kush është G.D? Është momenti për të thënë të vërtetën./CNA.al


Loading...

Loading...
Loading...