Lajm i mirë për aktorët/ Kumbaro bën lëvizjen e papritur, tërhiqet nga vendimi fillestar: Teatri nuk lëviz!

Lajm i mirë pë aktorët/ Kumbaro bën lëvizjen e papritur, tërhiqet nga vendimi fillestar: Teatri nuk lëviz!

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro është tërhequr nga zhvendosja e Teatrit Kombëtar te ‘Turbina’. Në një prononcim për Report Tv, Kumbaro është shprehur se Teatri Kombëtar nuk lëviz, ndërsa fton artistët që nesër në takim e planifikuar në Ministrinë e Kulturës për projektligjin e ri për artin.

Prononcimi i ministres Mirela Kumbaro
I kemi ftuar nesër në ministri me një përfaqësues të sindikatës. Jemi në proces konsultimi për të gjetur zgjidhjen e mirë.

Propozimet e artistëve
Nuk ka akoma të formuluar një propozim. Unë sapo thashë, që nesër unë i kam ftuar përfaqësuesit e sindikatës në ministri për të marrë në konsideratë dhe për të dëgjuar si ta përsosim më mirë ndryshimet në ligjin e aktual. Nuk bëhet fjalë për ligj të ri, por disa ndryshime. Disa prej këtyre konsultimeve kanë filluar dje. Nga qendra e Kinemasë kemi marrë disa propozimet që i kemi reflektuar. Tryezat e konsultimeve janë për tu ulur dhe diskutuar përballë. Është ligj për artin dhe kulturën dhe jo për teatrin.

Zhvendosje e Teatrit?
Teatri do të vijojë që të jetë funksion me të gjitha parametrat, do të vijojë që të përdoret nga trupa, të cilit i shtohen edhe dy salla të reja te Turbina. Do të zgjerohen hapësirat. Teatri ka autorizim, por deri ditën që do të kemi projektin për një teatër të ri.


Loading...

Loading...
Loading...