Lamtumira e përlotur: “Ndryshimi ndodh vetëm kur njerëzit e zakonshëm angazhohen dhe bashkohen për ta kërkuar atë”.

0
President Barack Obama wipes away tears from his eyes as he speaks in the East Room of the White House in Washington, Tuesday, Jan. 5, 2016, about steps his administration is taking to reduce gun violence. Also on stage are stakeholders, and individuals whose lives have been impacted by the gun violence. (AP Photo/Carolyn Kaster)

“Ka qenë një nder që ju kam shërbyer por nuk do të ndalem, do të jem krah jush si qytetar”, ka delaruar Barack Obama në fjalimin e fundit të largimit, ku ka pasur shumë emocione dhe ovacione.

Obama iu kthye slloganit “Yes We Can” dhe njerëzit e mbledhur në Pallatin e Konventave të Çikagos thirrën “4 years more” por Obama ia ktheu që “Jo këtë nuk mundem ta bëj”.

Në fjalimin e lamtumirës, presidenti Barack Obama theksoi besimin e tij se ndryshimi ndodh vetëm kur “njerëzit e zakonshëm angazhohen dhe bashkohen për ta kërkuar atë”. Ai e mbajti fjalimin në Çikago, në qendrën e konventave Mçormick Place.

Reklama

“Ju kërkoj të besoni jo në aftësinë time për të sjellë ndryshim. Por në tuajën”, tha zoti Obama.

Presidenti në largim i tha mbështetësve në Çikago, qytetin ku ai nisi karrierën e tij politike, se ndryshimi është “zemra e idesë sonë amerikane – e eksperimentit tonë të guximshëm mbi vetëqeverisjen”.

Zoti Obama that se etërit themelues i dhanë amerikanëve lirinë për “t’i ndjekur ëndrrat tona individuale me djersë, punë dhe imagjinatë”.

Zoti Obama iu rikthye mesazhit të fushatës së tij të parë për president në vitin 2008, parrulla e së cilës ishte “Yes, We can – Po, ne mundemi”.

Në një moment, ai u ndërpre nga njerëz që brohorisnin “Katër vjet më shumë!”

Obama u përgjigj, duke qeshur: “Unë nuk mund ta bëj këtë”.

Si pasojë e zgjedhjes së republikanit Donald Trump si presidenti i ardhshëm, Obama pranoi se përparimi i vendit ka qenë “i pabarabartë”. Ai tha se për “çdo dy hapa përpara, duket sikur kemi marrë një hap prapa”.

Por presidenti tha se vendi përpiqet të “lëvizë përpara; që të zgjerohet në mënyrë të vazhdueshme besimi jonë themelues për përfshirjen e të gjithëve, dhe jo vetëm të disave”.

Zoti Obama tha se pas 10 ditësh bota do të jetë dëshmitare e një transferimi paqësor të pushtetit për një president të ri.

U.S. President Barack Obama delivers his fareëell address in Chicago, Ill., Jan. 10, 2017.

Presidenti në largim tha se shpresat se ardhja e tij në pushtet do të shënonte fillimin e një Amerike pa probleme racore “nuk ishin realiste”.

Obama, i cili është 55 vjeç, tha gjatë fjalimit se ai ka jetuar kohë të mjaftueshme për të mësuar se marrëdhëniet racore janë më mirë se sa ishin 30 vjet më parë. Por ai shtoi se ai gjithashtu e di se “ne nuk jemi aty ku duhej të ishim”.

Ai tha se çdo çështje ekonomike nuk mund të portretizohet si një luftë mes të bardhëve punëtorë të shtresës së mesme dhe minoriteteve që nuk meritojnë.

Zoti Obama tha se zemrat duhet të ndryshojnë.

Obama tha në fjalimin e tij të fundit si president se shumë familje në zonat urbane dhe vendet rurale janë lënë pas. Ai pranoi se pabarazia e skajshme dëmton parimet demokratike të vendit. Presidenti tha se shumë janë të bindur se qeveria i shërben vetëm interesave të të fuqishmve.

Presidenti e quajti këtë një “recetë për më shumë cinizëm dhe polarizim të politikës sonë.”

Ai tha se i kishte premtuar presidentit të zgjedhur Trump se administrata e tij do të “sigurojë një kalim pushteti sa më të patrazuar”, ashtu siç bëri për të paraardhësi i tij, presidenti George Ë. Bush.

Presidenti në largim tha: “Është detyra e të gjithë ne të sigurohemi se qeveria jonë mund të na ndihmojë me sfidat e shumta që përballemi”.

Ai tha se politika e kombit duhet të reflektojnë “mirësjelljen” e popullit amerikan.

Në fund, Obama tha se Shtetet e Bashkuara përballen me një test të ashpër të demokracisë së tyre, në një fjalim që ishte një lamtumirë por dhe një lutje për t’u angazhuar.

“Demokracia ka nevojë të bazohet mbi njëfarë solidariteti,” tha ai. “Pavarësisht dallimeve tona të jashtme, na bashkon një fat,” vazhdoi presidenti. “Ne ngrihemi ose biejmë si një [njësi].”

Zonja e parë Michelle Obama dhe vajza e tyre e madhe, Malia, e shoqëruan presidentin në Çikago, po ashtu edhe Auma Obama, motra e tij nga Kenia.

Nënpresidenti Joe Biden, gruaja e tij, Jill Biden, shumë anëtarë dhe ish-anëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë dhe ata që punuan në fushatat e tij ishin gjithashtu të pranishëm.

Lini nje koment