Letër drejtuar Ismail Qemalit: Ismail Bej në shtetin që na le ti, kush i jep 5 mijë lekë policit shkon burg, e kush vjedh nja 400-500 milion euro harton reformën në drejtësi

Letër drejtuar Ismail Qemalit: Ismail Bej në shtetin që na le ti, kush i jep 5 mijë lekë policit shkon burg, e kush vjedh nja 400-500 milion euro harton reformën në drejtësi
Letër drejtuar Ismail Qemalit: Ismail Bej në shtetin që na le ti, kush i jep 5 mijë lekë policit shkon burg, e kush vjedh nja 400-500 milion euro harton reformën në drejtësi

U bene plot 105 vite qe nga dita qe ti me bashkepunetoret e tu, me ne fund bete te mundur qe te ishim ne shqiptaret sovrane ne vendin tone. Ju bete te mundur qe ne te kishim nje shtet tonin. Kjo do te thoshte qe ne te kishim qeverine tone, gjykatat tona, burgjet tona, spitalet tona, ujesjellesin tone, CEZ-in Çek, hidrocentralet me koncesion Italian, Rrugen e Kombit te ndertuar me fonde nga buxheti i shtetit e me pas te dhene me koncesion me tarifa sikur te ishte ndertuar nga koncesionari, aeroportin tone qe ja dhame ne menyre ekskluzive nje kompanie qe i vendos cmimet sipas deshires se saj, etj etj etj.

I dashur Ismail, as qe te ka shkuar ne mendje qe pas 105 vitesh, do e donim aq shume vendin tone sa po perpiqemi me te gjitha menyrat per te fituar azilin ne Gjermani, madje edhe duke fjetur per muaj me radhe ne nje kapanon plot e perplot me afrikane.
Ty as ta ka marre mendja qe pas 103 vitesh, te plagosesh me arme pa leje, je i lire, ndersa te plagosesh nga arma pa leje, do te rrish ne burg per nje kohe te gjate.
E ku ta dije ti qe parlamentin pas 105 vitesh do e mbushnim me te forte, ku i dihet, mbase na duhen per te ruajtur pavaresine nga okupatori i huaj.

E di ti Ismail qe ne 2015, plot 103 vite pas Shpalljes se Pamvaresise, sic e thoshe ti, kemi shendetesine falas? Madje jo falas, po te japim edhe nja 100 milion euro, ashtu sic ja dhame asaj kompanise me nje punonjes tenderin e fundit te Ministrise se Shendetesise.

Po qe kemi vendosur qe meqe Vlora jote ka det, ate ta sjellim dhe ne Tirane, Fier, Elbasan, madje edhe ne Pogradec. Kemi nja dy probleme, sepse deri tani detin e instalojme vetem kur ka rreshje shiu, por ne te ardhmen besojme se do e zgjidhim.

E di ti, i dashur Ismail qe e kemi luftuar korrupsionin? Tashme kush i jep 5 mije lek policit shkon pa nje pa dy ne burg, e kush vjedh nja 400-500 milion euro, i kerkojme te hartoje reformen ne drejtesi.

I dashur Ismail, kaq shume e duam kete vendin tone sa beme 200.000 aplikime per llotarine amerikane!

Me ne fund pas 105 vjetesh kemi vendosur te shpallim dy luftera kombetare, se pari zhulit, sipas Kryebashkiakut te Tiranes i cili po bën një park për fëmijët dhe ne nuk e lëmë…dhe se dyti informalitetit, sipas Kryeministrit tone. Per kete arsye do fusim ne burg kedo qe nuk leshon kuponin tatimor. Po mendojme qe te fusim per nja tre vite te mira ne burg edhe ata qe shpifin kunder qeveritareve tane por e kemi si zemerbute Kryeministrin dhe e ka me dyshim akoma kete pune.

Ismail i dashur, pas 105 vjetesh kemi bere nje pune te shkelqyer, askush nga pushtuesit e huaj nuk e con neper mend qe te na pushtoje me. Madje aq i sigurt eshte ky vend sa c’nuk po bejme qe te largohemi nje sehat e me pare prej ketej. shpresoj vetem tani me Këtë qeverisje …o behemi o zhbehemi si shtet që doje ti i nderuar…

Tani kemi edhe një problem kemi klasën politike që ka drejtimin e shtetit që bëtë ju..njëra ka hyrë në çadër tjetra është pa çadër,  vapa po vjen, thua të ketë probleme çadra..

Rrofsh i nderuar sepse të lodha edhe ty.

Shkruan: Av Edmond Petraj

PËRGJIGJU