LIFESTYLE/ 4 muaj udhëtim me vetëm 8 kg bagazhe?! Turistja që bëri xhiron e botës

Një grua 42 vjeçe, udhëton nëpër botë me vetëm TETË KILOGRAM  bagazhe, duke përfshirë veshjet për intervista televizive, shëtitje në këmbë dhe festë ditëlindjesh.

Për shumicën e njerëzve, udhëtimi për katër muaj do të thotë çanta e valixheve të rënda të ngarkuara me veshje, gjëra të nevojshme  dhe aksesorë të përshtatshëm për një sërë rastesh dhe temperaturash.

Por autorja australiane Sarah Wilson 42 vjeç, e cila ka jetuar si studente e jashtme me dy valixhe për tetë vjet, arriti të udhëtonte për katër muaj me vetëm tetë kile valixhe të varura në shpinë.

Në një postim në websit-in e saj, autorja e “I Quit Sugar” tha se ajo ishte në gjendje të mbijetonte dhe të kishte veshje të përshtatshme për të gjitha rastet kur udhëtonte dhe shëtiste në këmbë midis LA, Nju Jork, Londër, Skoci, Cornwall, Kretë, Paris, Slloveni dhe Sllovakia.

“Për pjesën më të madhe të ngarkesave, unë kam mbajtur në fluturime të ndryshme një çantëshpine të vogël, që peshonte tetë kilogram”, shkroi ajo.