Lirimi i Lulzim Berishës, pranga eksponentëve të LSI, drejtorit të Burgut Durrës, Astrit Kote dhe juristit Tedi Labi

Lirimi i ish-kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, solli mbrëmjen e sotme arrestimin e drejtorit të Burgut të Durrësit Astrit Kote pas urdhrit të arrestit të nxjerrë nga Prokuroria e këtij rrethi. Ndërkaq është shpallur në kërkim juristi i këtij institucioni, Tedi Labi. Të dy akuzohen për falsifikim dokumentesh në lirimin e Lulzim Berishës.

Juristi i Burgut të Durrësit, Tedi Labi, 24 vjeç është i biri i Iljaz Labit, ish-­nëndrejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, i arrestuar për korrupsion në tendera.

Iliaz Labi u arrestua në korrik nën akuzën e korrupsionit pasiv. Nga hetimi, ka rezultuar se 4 administratoret që ofronin shërbimin e ushqimit ne burgjet shqiptare, takoheshin me njeri-tjetrin per te përpiluar dokumentet dhe me pas te dilnin fitues. Që kjo të realizohej, ata kishin rënë dakord qe për çdo tender, të paguanin 2 milionë lekë tek numri 2 i burgjeve Iliaz Labi.

Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Durrësit, rezulton se Drejtori i burgut të Durrësit dhe juristi i këtij institucioni, Tedi Labi kanë llogaritur në mënyrë të kundërligjshme kohën e qëndrimit të burgim të të dënuarit Lulëzim Berisha.

Në bazë të shqyrtimit të dosjeve përkatëse të burgut Durrës, Prokuroria ka arritur në konkluzionin se të dënuarit Lulëzim Berisha duhej të kryente edhe të paktën 2 vjet e 7 muaj burgim, para se të mund të përfitonte nga parashikimet ligjore për lirimin me kusht.

PËRGJIGJU