Liruan kriminelë dhe abuzuan, prokurorët Rovena Gashi, Petrit Fusha, Agron Gjana dhe Granit Shahu duhet të zhduken nga sistemi i drejtësisë. Ndryshe…!

Liruan kriminelë dhe abuzuan, prokurorët Rovena Gashi, Petrit Fusha, Agron Gjana dhe Granit Shahu duhet të zhduken nga sistemi i drejtësisë. Ndryshe...!

Largimi i kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe Vettingu në prag të implementimit, pritet të startojë dhe me një pastrim rrënjësor të organit të akuzës nga prokurorë që kanë abuzuar me detyrën si dhe kanë liruar kriminelë nga burgu. Njëherësh, zgjedhja e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku dhe marrja e detyrës prej saj, mbështetja e fortë që SHBA përmes ambasadorit Donald Lu në Tiranë i kanë dhënë për të hapur dosjet e “peshqve të mëdhenj” ka krijuar një besim të shtuar se do fillojë dënimi i pandëshkueshmërisë. Ka krijuar besim tek qytetarët shqiptarë, institucionet shqiptare e partnerët tanë ndërkombëtarë se Prokuroria nuk do të jetë më në mbrojtje të politikanëve, zyrtarëve të korruptuar por në anën e ligjit. Pasi Llalla në krye të prokurorisë shqiptare ishte bërë aq i neveritshëm në shërbimin ndaj politikës, sa ambasadori i SHBA më se njëherë deklaroi se “iku kryeprokurori që nuk hapi asnjë dosje të politikanëve të korruptuar. Ka marrë fund epoka kur prokurorët mbrojnë politikanët e korruptuar”.

Pavarësisht se ka ikur Adriatik Lllalla nga drejtimi i prokurorisë, “zarat” e tij nëpër prokurori, njerëzit e hurit e litarit dhe ata që kanë abuzuar me detyrën dhe kanë liruar kriminelët nga burgu kanë mbetur në prokurorinë e përgjithshme, në prokurorinë e kryeqytetit dhe të qarqeve kryesore të vendit. Madje në krye të tyre, ku në bashkëpunim me gjykatat i bëjnë në atë mënyrë hetimet dhe vendimet, sa kriminelë, trafikantë, dhe hajdutë me nam dalin të pafajshëm ose me kohën e paraburgimit. Dhe gjithçka në këmbim të parave, duke lënë qelitë dhe duke mbetur brenda njerëz që kanë kryer krime të lehta ose dhe njerëz të pafajshëm shumë herë. Dhe si gjithnjë “goglat” për hetimin dhe gjykimin e njerëzve me lekë u bien këtyre prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe në CV-në e tyre profesionale nuk ka një hetim apo gjykim të ndonjë shkelësi ligji pa lekë.

Më konkretisht, duhet të qërohet nga Prokuroria e Përgjithshme Rovena Gashi, që ka mbajtur postin e shefes së marrëdhënieve me jashtë të Llallës. Por dhe shefe e marrëdhënieve të brendshme të tij, pasi kishte çelësin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe “kartabiankë” për të emëruar dhe shkarkuar çdo prokuror. Aq shumë kishte ndikim te Llalla, sa ai nuk bënte një emërim pa pyetur Rovenën, nuk bënte një udhëtim jashtë vendit apo në qarqet kryesore pa pasur me vete Rovenën. E cila jo vetëm që bëri pasuri pafund, jo vetëm që emëroi burrin Dritan Gina në krye të prokurorisë së Elbasanit për të bërë “qoka” politike, me komandim. Por dhe foli në emër të prokurorisë dhe përdori dosjet e sajuara për të ngarkuar me faj në dosjen “Habilaj” ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri që doli i papërfshirë në këtë dosje, nga hetimi i prokurorisë së Katanias në Itali.

Rovena për të gjitha këto zullume, u fut në listën e personave të padëshirueshëm për SHBA dhe iu revokua viza dhe duhet të dalë nga sistemi i drejtësisë, madje shumë shpejt. I dyti që duhet të zhduket nga sistemi i drejtësisë është Petrit Fusha. Do të ketë një skaner të plotë të pasurisë së tij, çështjeve që ka trajtuar si dhe vendimeve që ka kërkuar. Duke i bërë një krahasim pasurisë së tij, me ato që janë raportuar në media kryesisht, ai rezulton që vetëm nga të ardhurat e qerasë së një hoteli të ketë fituar rreth 4500 mijë euro. Hotel-restorant që e ka ndërtuar me lekët e babait dhe të motrës. Si gjithnjë, dalin të pasur familjarët. Vlera totale e pasurisë mund të shkojë në 1 milionë dollarë, ndoshta dhe më tepër. Ndërkohë ai ka qënë nën hetim për abuzime si dhe lirimin e kriminelëve nga burgu por Llalla jo vetëm që bllokoi hetimin por e komandoi në krye të prokurorisë së Tiranës. Një emër tjetër që nuk duhet të jetë më në sistemin e drejtësisë është prokurori i Durrësit Agron Gjana, i cili shquhet për abuzime me detyrën, “dorën” e rëndë për pushimin apo lehtësimin e çështjeve në ngarkim të keqbërësve dhe numri i lartë i kriminelëve të liruar. Kryesisht në Krujë dhe në Durrës. Aq sa ambasada amerikane e shpalli të padëshirueshëm për SHBA duke i revokuar dhe atij vizën. Gjana mbahet mend dhe për bashkëgrushtimin që me Llallën i kanë bërë në mes të mbledhjes ish kreut të shoqatës së prokurorëve Shkëlqim Hajdari. Emri tjetër që duhet të jetë jashtë drejtësisë është Granit Shahu, në prokurorinë e Shkodrës. Një prokuror që ka abuzuar rëndëshëm me detyrën, që ka shpërndarë ndër njerëzit e tij dhe që ka dhënë dhe vendime politike. Të katër këto prokurorë, duhet të “pastrohen” menjëherë nga sistemi i drejtësisë, pa filluar ende Vettingu, pasi kanë në dorë prokurorinë në qarqet në më të mëdha të vendit. Ndërkohë që Rovena Gashi ka ende ndikimin e vet dhe përmes saj të Lallës në Prokurorinë e Përgjithshme.

Pikërisht, largimi i tyre duhet të ndodhë përpara se sa njerëzit e thjeshtë, që u ka ardhur shpirti në majë të hundës prej tyre, të hyjnë në zyrë dhe ti nxjerrin me forcë. Këtu duhet të fillojë puna për Kryeprokuroren Arta Marku, ti largojë dhe tu heqë dosjet e mëdha nga dora./Pamfleti.com

Denonco
Loading...