Liverpool fiton dhe rimerr vendin e tretë

2
Liverpool fiton dhe rimerr vendin e tretë
Liverpool fiton dhe rimerr vendin e tretë

Të kuqtë e Jurgen Klopp kanë arritur të marrin një fitore minimale, në transfertën ndaj West Brom.

Ka mjaftuar një gol i Firminos në minutat shtesë të pjesës së parë, që Liverpool të merrte tri pikët maksimale nga ky takim.

Me këtë fitore, Liverpool rikthehet sërish në vendin e tretë, pas 24 orësh dhe kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i Premiere League, duket se janë në rrugë të mbarë për të siguruar kualifikimin në Champions League, për sezonin e ardhshëm.

Reklama

Ky objektiv është mjaft i rëndësishëm për të kuqtë, të cilët i mungojnë këtij kompeticioni prej disa sezonesh.

5 javët e mbetura, Liverpool ka një kalendar favorizues dhe 3 prej ndeshjeve do t’i luajë në “Anfield Road”.

PËRGJIGJU