LSI, parti e nënklasës së kriminelëve dhe hajdutëve

LSI, parti e nënklasës së kriminelëve dhe hajdutëve

Është evidente tashmë se LSI përfaqëson nën-klasën shqiptare. Nën-klasa është shtresa e popullsisë që kundërshton ekzistencën e shtetit, ligjet, rregullat, priret nga abuzmi, krimi, vjedhjet, shpërdorimi, korrupsioni. Në një shoqëri të varfër si e jona, nën-klasa llogaritet deri 20% e popullsisë, ndërsa në vendet e zhvilluara 3-4%.

Por ndërsa në Perëndim aktiviteti kriminal i nën-klasës goditet ashpër, në Shqipëri ajo ka organizim politik partiak, madje drejton dhe shtetin (çmenduri ta mendosh). Është njëlloj sikur Al Capone të kishte parti politike në SHBA dhe të qeveriste Amerikën.

Po të shikohet me vëmendje, në rradhët e LSI aderojnë individë të spikatur të botës së krimit, shpërdorues të arkës publike, të korruptuar, manipulator të drejtësisë etc, të cilët kanë ardhur duke u shtuar ndër vite, pasi zbuluan se për aktivitetin e tyre anti-ligjor ekzistonte një streh ligjore. Shtresa e nën-klasës është e madhe në Shqipëri, dhe do vijoj të votoj me entuziazëm LSI-n, madje do inkurajoj dhe të lëkundurit (zgjedhjet e 25 qershorit ishin një indikator i rrezikshëm në këtë aspekt). Nëse LSI nuk frenohet me cdo llojë mënyre, Shqipëria për pak kohë do zhduket nga harta e botës, jo iluzione për këtë.

Është pikërisht ekzistenca e LSI-s që deformon ekuilibrin politik në Shqipëri dhe bllokon ecjen përpara. LSI është druri i shtrembër i politikës shqiptare që ka çorientuar totalisht spektrin politik në vend, dhe kolapsur atë. Ktheni kokën pas dhe do kontstatoni pikërisht këtë (Meta detyroi deri dhe Berishën të vriste më 21 Janar).

Nga ana tjetër është absurditet të dëgjosh si kjo parti (përfaqësuese e krimit) mban flamurin e integrimit për në BE, kur në Perëndim do ishte jashtë-ligjit, si çdo organizim tjetër i nën-klasës.
Ju kujtohet ish-Ministri i Jashtëm i LSI-se në qeverinë Berisha, bene me dije Skandal Portal, Edmond Haxhinasto (ish Ministër Transporti në qeverinë Rama), si e etiketoi takimin me BE-n për statusin (citoj) – “kush dëgjon pordhët e tyre tani” – tha Haxhinasto për përfaqësuesit e BE-s atëhere!
E imagjinoni dot ç’bëhet, partia e tij hiqet si promotore e integrimit për BE ndërkohë që e quan BE-n “pordhë”, pa përmendur se “zotëria” ishte Ministër i Jashtëm dhe supozohej të ishte formal. Bishti i qenit (përfaqësuesi i nën-klasës) bisht qeni mbetet, drejtoje sa të duash (me kollare e kostume vishe), përsëri hark do marrë (hajdut i përjetshëm xhepash). BE i di këto prandaj statusi ynë shtyhet në “kalendat greke”.

Vetëm kur LSI të dëbohet nga spektri politik shqiptar vendi do gjej stabilitetin e nevojshëm dhe zhvillimin normal. Ky është çelësi i ngecjes së Shqipërisë, jo dyshime për të kundërtën./Skandal.al