Lulzim Basha një ‘çilimi’ politik, zbardh skenarin e fshehtë të tij me Metën për rrëzimin e Ramës. Kreu i LSI politikan i pabesë, e futi dhe la në çadër

5
Lulzim Basha një ‘çilimi’ politik, zbardh skenarin e fshehtë të tij me Metën për rrëzimin e Ramës. Kreu i LSI politikan i pabesë, e futi dhe la në çadër
Lulzim Basha një ‘çilimi’ politik, zbardh skenarin e fshehtë të tij me Metën për rrëzimin e Ramës. Kreu i LSI politikan i pabesë, e futi dhe la në çadër

Lulzim Basha në kulmin e zhgënjimit me kreun e LSI Ilir Meta, zbardh skenarin e përgatitur bashkë me të për të rrëzuar Edi Ramën nga posti i kryeministrit. Një lajm që ka qënë “Pamfleti.com” i pari në mediat shqiptare që e ka bërë publik. Madje duke shtuar se është pikërisht Ilir Meta ai që e mban me gajret kreun e PD dhe Berishën që të mos dalin nga çadra se Rama do të rrëzohet, në momentin më oportun kur kreu i LSI të tërheqë ministrat e mbështetjen për qeverinë e kryetarit socialist.

Ndërkohë që duke mos qënë një politikan mirëfilli, Basha ka krijuar një kartë pabesueshmërie teksa ka zbardhur për publikun skemat politike të bëra nën rrogoz, e pafalshme edhe për një fillestar në politikë. Pasi këtej e tutje askush nuk i beson më Lulzim Bashës as për një lëvizje të vogël politike, që në thelb ka befasinë dhe konspiracionin sado minore të jetë lëvizja politike.

Ndërkohë që deklarata e përvujtshme e kreut të PD Lulzim Basha ka nxjerrë në skenë dhe njëherë se Ilir Meta është një politikan i pabesë, pavarësisht përbetimeve se është një politikan i “fjalës së dhënë”. Aq më tepër që është një “malësor skraparli” që mban fjalën. “Pamfleti.com” ka shkruajtur më se njëherë se Ilir Meta kërkon të rrisë pazarin me Edi Ramën, pasi e di se nuk ka asnjë të ardhme në koalicion me Bashën, kreun e opozitës më të dobët në këto 26 vite në Shqipëri, dhe që nuk bën as 71 vota nëse LSI hyn me PD në zgjedhje në një koalicion parazgjedhor. Dhe Basha tepër i zhgënjyer dhe në kulmin e dëshpërimit thotë se Meta tani është tërhequr nga premtimi që i kishte bërë, se do të linte mandatet, nëse Rama nuk plotësonte kërkesat e opozitës. Basha me dhimbje tha se Meta tani ka vendosur të shkojë me Ramën kryeministër në zgjedhje.

Reklama

Një deklaratë e thënë qartë dhe pa asnjë ekuivok se Ilir Meta e ka lënë atë në çadër dhe përballë të gjithë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që nuk e kuptojnë se çfarë po pret lideri i opozitës me 200 vetë në çadër. Por deklarata e sotme e Bashës ka zbuluar faktin se Ilir Meta i paska premtuar se së bashku do të rrëzojnë Edi Ramën nga posti i kryeministrit, se siç e ka publikuar dhe “Pamfleti.com” kohë më parë, Meta i ka thënë se “sa të jetë Edi Rama kryeministër dhe të hyjë në zgjedhje si i tillë, jo vetëm që PD nuk vjen kurrë në pushtet, por as ai vetë, Ilir Meta nuk bëhet kurrë kryeministër”. Një fakt të tillë e konfirmoi dhe njëri nga zyrtarët më të lartë të PD që është prezent në çadër. Pavarësisht se dhe vetë Basha e tha me fjalë të tjera këtë gjë. Madje burimi në kryesinë e PD dhe afër Bashës tha se “teksa Meta i ka thënë Bashës dhe Berishës që të rrëzojnë Ramën nga kryeministër, ka nënvizuar dhe faktin se Rama nuk duron goditje. Pak presion duhet ndaj tij dhe ai bie vetë. Prandaj rezisto dhe pak në çadër, deri në momentin e rënies së tij. Nuk fitojmë dot përballë Ramës si kryeministër në zgjedhjet e 18 qershorit”.

Pra sot, teksa ministri i jashtëm holandez ka kërkuar hyrjen në zgjedhje dhe zbatimin e Vettingut, teksa ministri i jashtëm gjerman është treguar akoma shumë më i ashpër duke e cilësuar absurd, të pakuptueshëm dhe të papranueshëm bojkotin e opozitës, futjen në çadër dhe kërkesën për qeverinë teknike dy muaj para zgjedhjeve, Basha ka treguar anën më të errët të politikës. Ka zbardhur bisedat dhe skenarët konfidencialë me ortakun e tij Ilir Meta për të rrëzuar Ramën. Ndonëse vetë Ilir Meta është politikani më i pabesë në këtë vend. Por Basha është treguar një “çilimi” politik, duke i vënë vulën vetes si një politikan i pabesueshëm dhe ia padenjë për të qënë partner. Madje dhe me një ortak të pabesë si Ilir Metën. Opozitës i duhet një lider tjetër!/Pamfleti.com

Lini nje koment