Lushnje, i zbuloi ndërtimin pa leje, pronari godet me grusht inspektorin

Lushnje, i zbuloi ndërtimin pa leje, pronari godet me grusht inspektorin

Një 55 vjeçar është arrestuar nga policia në Lushnje, pasi ka goditur me grushte një isnpektor të mbrojtjes dhe menaxhimit të tokës. 

Guxim Çela, pasi inspektori ka konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje dhe ja ka bërë të ditur Çelës, ky i fundit e ka rrahur duke e goditur me grushte.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: Guxim Çela, 55 vjeç, banues në fshatin Kurtin, Lushnje. Ky shtetas në datën 06.12.2017 në fshatin Kurtin, për motive të dobëta ka goditur me grushta shtetasin M.Xh, 58 vjeç, me detyrë inspektor i mbrojtjes dhe menaxhimit të tokës në njësinë administrative Hysgjokaj Lushnje, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga Nenet 199/a dhe 237 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë./ Pamfleti.com