Mafia shqiptare rrugë të re për trafikim të njerëzve drejt Anglisë: Emigrantët në çadra, policia s’i ndalon

Mafia shqiptare rrugë të re për trafikim të njerëzve drejt Anglisë: Emigrantët në çadra, policia s'i ndalon

“Mafia shqiptare ka hapur një rrugë të re për të trafikuar emigrantë drejt Britanisë, nëpërmjet një porti spanjoll”, shkruan në një shkrim inevstigativ “Sunday People”, transmeton “Mirror”.

 Grupi i trafikantëve shqiptarë siguron kalimin nga Bilbao e Spanjës drejt Britanisë së Madhe për një shumë prej 2500 paund. Emigrantë nga Ballkani, Iraku , Afganistani dhe Siria, të cilët kërkojnë një jetë më të mirë, përbëjnë një pjesë të madhe të “klientelës” së grupit mafioz shqiptar. Policia në qytetin verior spanjoll, e ka të vështirë të menaxhojë situatën e krijuar, pasi gjatë tre muajve të fundit, numri i emigrantëve është rritur ndjeshëm.

Sipas policisë spanjolle, nuk janë të rralla rastet ku emigrantët janë kapur duke tentuar të hipin në tragete ose kontenierët nëpër port, të cilët kanë pasur si destinacion Anglinë. Edhe pse emigrantët ndalohen nga uniformat blu, sipas ligjit spanjoll ata duhet të lirohen sërish pasi u merren të dhënat.

Mafia shqiptare rrugë të re për trafikim të njerëzve drejt Anglisë

Qindra emigrantë në çadra, policia nuk i ndalon dot

Qindra emigrantë kanë ngritur tenda nëpër qytet duke pritur radhën e tyre për të kaluar në tokën britanike, por edhe pse autoritetet vendase e njohin arsyen e qëndrimit të tyre, nuk mund ti ndalojnë ose kthejnë në vendet e origjiniës pasi emigrantët janë të pajisur me viza turistike.

Dëshmi e shqiptarit që kërkonë të emigrojnë në Angli

29- vjeçari, Ismaili, me origjinë nga qyteti verior i Peshkopisë, është shprehur se në Bilbao ai ndan një tendë me tre persona, një prej të cilëve është edhe nipi i tij.

“Dëshiroj të shkojë në Britaninë e Madhe në mënyrë legale por kjo është e pamundur. Tani mënyra e vetme se si mund të shkojë është ilegalisht. E di që ka njerëz të cilët mund  t’i paguash për të të siguruar kalimin në Angli, por unë nuk kam para dhe po përpiqen të prek tokën angleze duke kaluar ilegalisht vetë”, është shprehur Ismaili. “Kam një muaj këtu, kur kam mbërritur në Bilbao ishin më shumë njerëz këtu, shumë prej tyre u dorëzuar dhe ju drejtuan Italisë, ndërsa disa ia kanë dalë të shkojnë në Angli”, thotë Ismaili për median britanike.

“Në vendin tim nuk ka punë, politikanët nuk e dinë se çfarë janë duke bërë. Do të doja të punoja si saldator kur të mbërri në Londër, por do të bëjë çdo punë që do të më ofrohet”, thotë 29- vjeçari.

Ismaili gjithashtu tregon se udhëtimi i tij nga Peshkopia në Bilbao ka kushtuar vetëm 70 euro, ku sapo ka mbërritur në qytetin Spanjoll, ku ndodhet prej një muaji, ka blerë një tendë dhe qëndron në pritje të një mundësie për tu realizuar dëshirën e tij për të hyrë në tokën angleze.

Në 2015 policia ka bërë 119 ndalime emigrantesh të cilët po përpiqeshin të hynin në Angli nëpërmjet rrugës së Bilbao, në 2016 numri i të ndaluarve shkoi në 380, e ndërsa në 2017 numri i të ndaluarve arriti shifrën rekord të 1200 personave, prej të cilëve 950 janë shqiptarë.

“Kam miq në Londrën jugore dhe kur të mbërrijë aty do të jetoj me ta. Më kanë thënë se ka shumë punë dhe nëse punoj mund të bëjë shumë para për të mbështetur prindërit e mi të moshuar dhe familjarët e tjerë”, është shprehur Ismaili. Arrestimet dhe problemet brenda portit spanjoll Gjatë një jave janë 3 tragete që nisen nga Bilbao drej Britanisë dhe gjatë këtij viti janë arrestuar në bordin e këtyre tragete dhe në mbërritjen e tyre Angli 1.765 persona.

Nga ana tjetër firma e cila është përgjegjse për sigurinë e portit shprehet se është shumë e vështirë që të parandalohet kjo gjë pasi porti shtrihet në një hapësirë prej 11 kilometrash dhe grupet e trafikantëve janë shumë të sofistikuar.

“Qytetarët e Bilbao janë të shqetësuar se çfarë mund të ndodhë. Grupet mafioze punojnë në grupe për të shpërqendruar rojet e sigurisë. Siguria bën një punë të mirë por është e vështirë që të që të parandalohet diçka e tillë pasi porti është 11 kilometra. Emigrantët qëndrojnë në kodrat pranë portit dhe mund të shohin gjithaçka ndodh në port”, ka thënë drejtori i firmës së sigurisë në portin e Bilbao, Roberto Castilla. Castilla ka shtuar se problemi i trafikimit të qenieve njerëzore është rënduar ndjeshëm gpas viti 2012. “Në 2012 kemi ndaluar 300 persona gjatë gjithë vitit të cilët tentonin të shkonin ilegalisht në Britani. Tashmë ndalojmë 300 persona vetëm në një muaj”, shprehet Castilla për “Sunday people”. Agjencia Kombëtare Spanjolle kundër krimit ka deklaruar se bandat shqiptare të cilat operojnë në trafikun e njerëzve janë duke u kthyer në një shqetësim për autoritete vendase. Autoritetet spanjolle kanë bërë të ditur numri më i madh i personave që kërkojnë të kalojnë ilegalisht drejt Anglisë në mënyrë të paligjshme vinë nga Shqipëria, ku shumë prej tyre janë meshkuj dhe të një moshe të re.