Mbyllet dosja e 21 Janarit në Strasburg pas marrëveshjes së familjarëve me qeverinë shqiptare

3
Mbyllet dosja e 21 Janrit në Strasburg pas marrëveshjes së familjarëve me qeverinë shqiptare
Mbyllet dosja e 21 Janrit në Strasburg pas marrëveshjes së familjarëve me qeverinë shqiptare
Çështja e 21 janarit e hapur nga familjarët e viktimave, është pushuar nga Gjykata e Strasburgut.

Pushimi i dosjes ka ardhur pas tërheqjes së familjarëve të cilët pranuan kushtet e dëmshpërblimit të propozuara nga qeveria shqiptare.

“Gjykata vlerëson se duke parë dakordësinë e paditësve me deklaratën e bërë nga qeveria, çështja duhet konsideruar si një marrëveshje me mirëkuptim mes palëve”, thekson vendimi përfundimtar i Strasburgut.

Më herët, familjarët e viktimave kanë akuzuar drejt për drejt si përgjegjës të katër vrasjeve, ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha dhe ish-ministrin e brendshëm Lulzim Basha, sot lider i opozitës që  proteston pranë vendit ku ndodhën ekzekutimet.

Reklama

Familjarët, kanë apeluar disa herë ndaj drejtësisë shqiptare për të ndëshkuar përgjegjësit që urdhëruan të hapet zjarr ndaj protestuesve.

Në 21 janar të vitit 2011, protestues nga i gjithë vendi protestonin përpara kryeministrisë ndaj qeverisë “Berisha” duke kërkuar një qeverisje më të mirë.

Ndërkohë, drejtuesit e asaj kohe urdhëruan që të pengoheshin protestuesit.

Pas urdhërit për të hapur zjarr, 4 persona mbetën të vrarë ndërsa dhjetra të tjerë morën dëmtime të mëdha.

Në dhjetor të vitit 2016, Qeveria Shqiptare i dërgoi një letër Gjykatës së Strasburgut, ku i bënte me dije se ishte e gatshme të rihapte çështjen e 21 janarit, si dhe të negocionte me familjarët e viktimave masën përkatëse të dëmshpërblimit.

Qeveria propozoi një dëmshpërblim prej 93,600 eurosh për familjarët e Ziver Veizit: përkatësisht, 39 mijë për bashkëshorten, 39 mijë për të birin, dhe 15,600 euro për të vëllain e viktimës Çaush Veizi.

Për Zabit Dedën, vëllain e një prej viktimave të tjera të 21 janarit qeveria ka propozuar një dëmshpërblim prej 15,600 eurosh. Në total, katër të afërmit janë dëmshpërblyer me 109 mijë euro, shifër edhe e pranuar prej tyre.

Në vendimin përfundimtar, Gjykata e Strasburgut, e konsideron çështjen si një marrëveshje mirëkuptimin mes palëve, shkak për të cilin nuk ka nevojë për një ekzaminim të mëtejshëm të padisë së të afërmve të 21 janarit.

Loading...

Lini nje koment