Mbytet në borxhe/ Universiteti Europian i Tiranës në sekuestro nga banka?

Mbytet në borxhe/ Universiteti Europian i Tiranës në sekuestro nga banka?

Universiteti Europian i Tiranës ka filluar të ketë probleme me bankat për shkak të borxheve të marra prej tyre në formën e huave.

Burime nga UET i thane CNA se së fundmi ky universitet ka ndryshuar administratorin dhe kjo ka ardhur menjëherë pasi një bankë e nivelit të dytë ku UET kishte marrë kredi ishte thuajse gati të shkonte deri në sekuestro për shkak të një borxhi disa miliona euro.

Në bilancin e UET dorëzuar pranë institucioneve përgjegjëse del se ka një detyrim afatgjatë prej 1.6 miliardë lekë pra rreth 12 milion euro.

CNA (Citynews.al)  pyeti burime zyrtare pranë bankës së nivelit të dytë të cilat thanë, se ajo që ka ndodhur me UET nuk është taman një sekuestro konservative.

Por, për arsye se UET ka një lloj performance financiare është në një vëzhgim të plotë apo monitorim nga banka për të rritur më tej performacën dhe për të bërë të mundur shlyerjen e  detyrimeve.

I njëjti burim theksoi se gjithçka do të vijojë në zbatim të kontratave, detyrimeve që ka UET dhe rikthimin në parametra normal./CNA.al


Loading...

Loading...
Loading...