Mega-skandali/ Llalla-Gina-Gashi transferojnë prokuroren e Elbasanit Armanda Xhaferri për ti hequr nga dora çështjet përvëluese të familjarëve të Llallës dhe të kompanisë KURUM (Dosjet kompromentuese)

Mega-skandali/ Llalla-Gina-Gashi transferojnë prokuroren e Elbasanit Armanda Xhaferri për ti hequr nga dora dosjet përvëluese të familjarëve të Llallës dhe të kompanisë KURUM (Dosjet kompromentuese)

Kur prokurorit te pergjithshem i mbaron mandati sot ne 3 dhjetor, ajo qe po ndodh me prokurorite e rretheve eshte pertej nje skandali.

Ne qender te vemendjes eshte prokuroria e Elbasanit. Me nje drejtues te komanduar prej muajsh te tere, prokuroria e rrethit me te rendesishem nga pikpamja e aktivitetit kriminal, po drejtohet ne kundershtim me ligjin dhe si nje sipermarrje private.

Drejtuesi i kesaj prokurorie eshte Dritan Gina, bashkeshorti i nje tjeter prokuroreje, Rovena Gashit, drejtuese ne prokurorine e pergjithshme, prokurores qe i eshte ndaluar te udhetoje ne SHBA.

Ai u komandua ne detyren e drejtuesit te prokurorise ne Elbasan, menjehere pasi drejtuesi i meparshem, refuzoi te behej pjese e luftes qe u urdherua nga prokuroria e pergjithshme kunder procesit te Vetting-ut.

Dritan Gina ishte besniku qe u perfshi familjarisht ne kete lufte. Por jo vetem. Ky sherbim, mesa duket eshte pasuar nga nje “karte e bardhe” per te, aq sa Dritan Gina drejton prej muajsh i komanduar prokurorine me te rendesishme ne territor njesoj si nje biznes privat.

Rasti i fundit qe ka mberritur tek ne, tejkalon cdo imagjinate. Ne 22 nentor, prokurori ne detyre i komanduar akoma, Dritan Gina, ka leshuar urdhrin me numer 38, me te cilin transferon prokuroren Armanda Xhaferri nga Task Forca “Kunder korrupsionit, shperdorimit te detyres dhe pastrimit te produkteve te vepres penale”, ne nje seksion tjeter te po kesaj prokurorie.

Por nuk mbaron ketu. Prokurori ne detyre Dritan Gina, ka urdheruar njekohesisht dorezimin e menjehereshem te te gjitha dosjeve ne hetim nga kjo prokurore. Sipas Dritan Gines, prokurorja Armanda Xhaferri nuk kishte kopetence lendore per dosjet qe po hetonte.

Urdheri i tij ne kete forme, eshte praktikisht zevendesim i prokurores ne hetimin e ceshtjeve ku ajo drejtonte hetimet, madje pa marre pelqimin e saj sic kerkon edhe ligji. Dy arsye te lidhura me ligjin dhe dosjet konkrete ne hetim, implikojne shume rende prokurorin ne detyre Dritan Gina ne kete skandal te pa pare me heret.

Referuar ligjit ne 87/2016 “Per organizimin dhe funksionimin e prokurorise ne republiken e Shqiperise”, transferimi i befasishem dhe pa njoftim paraprak i prokurores se Task Forces, Armanda Xhaferri, eshte nje akt i paligjshem, i cili, nuk perligjet me asnje arsye te qarte ligjore dhe lidhet ne menyre flagrante me detyren dhe permbushjen e saj.

Ligji i mesiperm, per rastet e zevendesimit te prokurorit -nenet 45, pika 2 dhe 49, pika 1, referon tek Kodi i Procedures Penale, i cili sanksionon se, kur nuk ka shkaqe qe lidhen me detyren, “prokurori zevendesohet vetem me pelqimin e tij”-referuar nenit 27, pika 1. Por nga pikpamja e dosjeve ne hetim nga prokurorja Armanda Xhaferri, skandali behet edhe me i rende.

Prokurorja Armanda Xhaferri po drejtonte hetimet mbi shoqerine Debit Collection, prone e ortakeve Tomorr dhe Erion LLALLA, te dyshuar per vepren penale te pastrimit te produkteve te vepres penale.

Te dy te dyshuarit nen hetim tregohen gjeresisht ne Elbasan si te aferm te rrethit te pare te prokurorit te pergjithshem Adriatik Llalla. Nderkohe, procedimi tjeter penal per te cilin prokurores Armanda Xhaferri i eshte kerkuar dorezimi i menjehershem i dosjes, ka te beje me abuzimet maramendese te provuara ne territor ne ndertimin e rruges Elbasan-Gjinar. Kompania ndertuese e kesaj rruge po hetohet rreth dyshimeve per vjedhje duke shperdoruar detyren dhe, zyrtare te ARRSH po hetohen rreth dyshimeve per shperdorim te detyres lidhur me ndertimin e kesaj rruge.

Dy dosjet pervelojne ne fakt. Por nuk jane te vetmet. Duket se prokurores Armanda Xhaferri po i jepet nje mesim ne nje moment te veshtire per vete udheheqesit e prokurorise, perfshire ne nje beteje politike ne muajt e fundit. Ajo duhet te dije shume e per kete duhet te mbylle gojen.

Ne muajin Shtator, drejuesi i prokurorise se Elbasanit, Dritan Gina, ka leshuar te njejtin urdher per ceshtje ku prokurorja Armanda Xhaferri drejtonte hetimet per dy ceshtje njesoj perveluese. E para lidhej me nje procedim penal ndaj kompanise KURUM, ish adminitratorit dhe drejtorit me te madh ne kompani, te dy te dyshuar per mashtrim dhe pastrim te produkteve te vepres penale.

Prokurorise, ku burre e grua militojne per hesap te Llalles, Dritan Gina e Rovena Gashi, u intereson qe ceshtje KURUM te mos zbulohet. Ndryshe kompromenton rende dosjen e Orest Sotes dhe ben akoma me te vertete alibine e tij dhe te babait sipermarres, sipas te cileve parate ishin per KURUM, kompanine nen hetim nga Armanda Xhaferri per perfshirje ne trasaksione cash pas falimentit te vetshpallur.

Ceshtja e dyte lidhet serish me kompanine Kurum, nen dyshimet per ndotje masive te ajrit. Nen hetim jane vene edhe drejtuesit e Inspektoriatit Mjedisor ne Elbasan te perfshire ne nje shperdorim detyre ne rastin ne fjale. Me rende se kaq nuk mund te kete.

Nese Vetting-u po funksionon, duhet te kete ne qender te vemendjes kete ceshtje. Kthimi i nje institucioni kaq te rendesishem sic eshte prokuroria ne rrethin me problematik te vendit, ne nje biznes privat e korruptiv, eshte ngjarja me e rende qe duhet te shkrije institucionin./ Skandal

Denonco
Loading...