Meta dhe hajdutët e tij në qeveri, po lënë pas kiametin: Ngordhin rreth 2700 ton midhje në Butrint. Milionat u përdorën në fushatën e LSI

Meta dhe hajdutët e tij në qeveri, po lënë pas kiametin: Ngordhin rreth 2700 ton midhje në Butrint. Milionat u përdorën në fushatën e LSI

Ndokush mund të thotë se nuk është faji i Ministrisë së Bujqësisë për katastrofat që po ndodhin me pasurinë e shqiptarëve. Disa mund të thonë se janë mllefe kundër Ilir Metës ose Like Floririt të gjitha akuzat ndaj tij. Fakt është se vetëm dy ditë pas daljes së rezultatit të zgjedhje, ku LSI në qarkun e Vlorës mori vetëm një mandat deputeti, duke lënë jashtë ministrin Sokol Dervishi, moti papritmas është “nxehur” aq shumë. Eshtë nxehur aq shumë sa ka shkaktuar dhe një katastrofë në Liqenin e Butrintit por dhe në biznesin në këtë liqen. Që përkon dhe me daljen e LSI dhe të Like Metës në opozitë.

Kështu, në liqenin e Butrintit për shkak të temperaturave të larta, kanë ngordhur rreth 2700 ton midhje. Një ekip i Ministrisë së Bujqësisë, ka shkuar në Butrint për të inspektuar situatën. Të cilën mund ta kishte inspektuar kohë më parë, mos ti kishte futur lekët të gjitha në fushatë, por të kishte subvesionuar bizneset në këtë zonë, dhe të kishte bërë të mundur ruajtjen e prodhimit të midhjeve. Pasi kohë të nxehtë ka pasur gjithmonë në Shqipëri dhe në Butrint, por ministri më të “nxehtë” se sa ministria e Bujqësisë e komanduar nga Ilir Meta përmes kamikazit të tij Edmond Panariti nuk ka pasur ndonjëherë. Kjo nxehtësi përvëloi tërë prodhimin e midhjeve në Butrint, por dhe paratë e përcaktuara për këtë qëllim për Ministrinë e Bujqësisë. Të cilat në vend që të shkonin tek kultivuesit e midhjeve, shkuan në xhepin e Ilir Metës për t’u përdorur për fushatë dhe blerë vota në favor të LSI. Si të gjitha fondet e tjera në të gjitha dikasteret e drejtuara nga LSI. Dikush duhet të merret me këtë krim të ministrave në ikje të Ilir Metës, pasi nga kryeprokurori Llalla mos e prisni këtë gjë./Pamfleti.com