Metalurgjiku, aty “vdekja rri pezull”: mbetje dhe substanca kimike, situata alarmante. Ministria e energjetikës e pranon në heshtje

1
Metalurgjiku, aty
Metalurgjiku, aty "vdekja rri pezull": mbetje dhe substanca kimike, situata alarmante. Ministria e energjetikës e pranon në heshtje

Prania e mbetjeve industriale brenda ish Kombinatit Metalurgjik Elbasan apo dhe në qytet, bazuar në fushën e përgjegjësisë së Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë (MEI) është shumë problematike. Këtë e pranon dhe vetë dikasteri.
Kështu, në varësi të MEI-t janë vetëm 3 ndërmarrje apo shoqëri publike që kanë ngelur nga ish Kombinati Metalurgjik Elbasan, Uzina 12, Ndërmarrja e Përpunimit të Çelikut e ish Kombinati Metalurgjik. Të treja këto ndërmarrje që prej viti 1998 nuk kanë aktivitet.

Në territorin e ish Kombinatit Metalurgjik gjenden mbetje industriale të dala nga proceset teknologjike gjatë kohës së funksionimit të tij, duke respektuar kushtet teknike të kohës në të cilën janë prodhuar. Këto mbetje të llojeve të ndryshme janë konsideruar si “mbetje historike” dhe nuk rezultojnë të evidentuara në inventarët dhe bilancet e ndërmarrjeve, megjithatë ato janë ruajtur si pjesë tërësore e territorit të tyre. Ndërkohë që disa godina janë privatizuar dhe disa janë dhënë më qira, sipas kërkesave dhe legjislacionit në fuqi.

“Mbetjet historike” janë në vendet e hedhura që në kohën e prodhimit. Duke e konsideruar ish Metalurgjikun si zonë të nxehtë të ndotur mjedisore gjatë viteve janë kryer studime vlerësuese nga strukturat që kanë si objekt të punës së tyre mbrojtjen dhe monitorimin e mjedisit dhe organizata të huaja si UNDP, GIZ etj.

Reklama

Një studim i tillë është bërë dhe në kuadër të zbatimit ë Konventës së Barcelonës për mbrojtjen e ujërave të Detit Mesdhe. MEI nuk ka informacion për rezultatet dhe rekomandimet e këtyre projekteve pasi janë jashtë fushës sonë të përgjegjësisë thuhet ne materialin qe “Pamfleti.com” ka siguruar nga MEI.
“Për sa i përket mbetjeve dhe substancave kimike të cilat kanë shërbyer si lëndë të para ose reagjentë laboratorikë në ish Kombinatin Metalurgjik, bazuar në Ligjin 9108, dt.17.07.2003 “Për Substancat dhe Preparatet Kimike” dhe VKM 824, dt.11.12.2003 “Për Klasifikimin, Ambalazhimin, Etiketimin dhe Ruajtjen e Substancave dhe Preparateve të Rrezikshme”, MEI administron substancat dhe preparatet kimike të pa përdorshme që ndodhen gjendje pranë ish ndërmarrjeve shtetërore industriale në proces likuidimi dhe mbyllje dhe ndërmarrjeve të varësisë të saj.

Substancat dhe preparatet e mësipërme të trashëguara nga e kaluara, të cilat kanë shërbyer si lëndë të para për furnizimin e ndërmarrjeve industriale të para viteve 90’, kategorizohen sot si kimikate të rrezikshme që kërkojnë një kujdes të veçantë ruajtje dhe magazinimi si dhe standarde specifike ambalazhimi dhe etiketimi sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.

Nga viti 2000 e në vazhdim, nga ana e Ish Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjisë një pjesë e kimikateve të Ish Metalurgjikut dhe ndërmarrjeve të tjera shtetërore u grumbulluar e sistemuan në ambientet e ish Ndërmarrjes së Furnizimit Industri- Miniera (NFIM) me seli ne Balëz, Elbasan. Kjo qendër vazhdon të shërbejë dhe vitet e fundit si qendër depozitimi e kimikateve të rrezikshme nën përgjegjësinë e MEI-t. Grumbullimi u bë me qëllim magazinimin dhe ruajtjen në kushte më të sigurta dhe larg qendrave të mëdha urbane.
Lidhur me problematikën me sipër, MEI ka hartuar një program pune, që prej vitit 2013, lidhur me reduktimin dhe eliminimin e rrezikut që mund të shkaktohet nga substancat dhe preparatet e rrezikshme të ndodhura pranë ish ndërmarrjeve shtetërore të sistemit të energjisë, industrisë dhe minierave, të cilat janë të papërdorshme dhe në kushte magazinimi dhe ruajtjeje jo të sigurta.
Në zbatim të këtij programi janë ndërmarrë një sërë veprimesh për grumbullimin e informacionit të nevojshëm nga ndërmarrjet nën përgjegjësinë e MEI-t për njohjen e situatës (evidenca mbi llojin, sasinë, kushtet e ambalazhimit, etiketimit etj.) si dhe janë realizuar një sëre vizitash verifikuese në të gjithë vendin për evidentimin e gjendjes së kimikateve të raportuara.
Në kuadër të zbatimit të këtij programi, me VKM nr. 843, date 14.10.2015, u krijua Qendra për Grumbullimin dhe Trajtimin e Kimikateve te Rrezikshme(QGTK), misioni i të cilës është reduktimi i rrezikut të dëmtimit të shëndetit të njerëzve dhe ndotjes së mjedisit nga keqpërdorimi apo trafikimi për përfitime të paligjshme, i kimikateve te rrezikshme, te mbetura në kushte të pasigurta depozitimi dhe ruajtje në magazinat apo ambientet e ish ndërmarrjeve dhe subjekteve publike të fushës së veprimtarisë së Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.
Aktualisht janë siguruar disa fonde për zgjerimin e kapaciteteve magazinuese te QGTK, ku janë ri konstruktuar ambientet depozituese të dy magazinave të cilat ndodheshin jashtë kushteve teknike.

Gjatë kësaj periudhe janë depozituar pranë kësaj qendre kimikate të rrezikshme nga disa ndërmarrje dhe janë hartuar disa projekte, të cilët u janë paraqitur donatorëve të ndryshëm për financim, lidhur me; neutralizimi, asgjësimi ose shkatërrimin e kimikateve të rrezikshme të grumbulluara në QGTK sipas standardeve teknike të kërkuara, në impiante të specializuara jashtë vendit. Aktualisht po punohet në këtë drejtim.
QGTK duke qenë ndërmarrje publike në proces strukturimi ka nisur prej kohësh procedurat për pajisjen me leje mjedisore pranë Ministrisë së Mjedisit.
Për sa i përket mbetjeve industriale nga ndërmarrjet private që ushtrojnë aktivitet aktualisht në territorin e ish kombinatit Metalurgjik Elbasan, ju bëjmë me dije se problematikat e mbetjeve, të rrezikshme apo jo, ndiqen nga autorite në varësi të Ministrisë së Mjedisit duke vendosur detyrime me marrjen e lejes mjedisore për ushtrimin e aktivitetit të tyre dhe monitorohen nga këto autoritete në vazhdimësi, duke patur në konsiderate zbatimin e legjislacionit në fuqi për mbetjet sipas të cilit “Ndotësi paguan”.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë nuk posedon lëndë kimike me status “mbetje”, por substanca dhe preparate kimike që janë përdorur në të kaluarën si reagjent laboratorike apo lëndë të para në industrinë prodhuese, të cilat janë jashtë përdorimit”, shkruan në një relacion sqaruar vetë MEI./Pamfleti.com

Loading...

Lini nje koment