Misteri që ka mbuluar cigaret kontrabandë të ministrit të Ramës, pse heshtin Prokuroria, Dogana, Porti Durrës, por dhe LSI e Ilir Metës e Sali Berisha

Misteri që ka mbuluar cigaret kontrabandë të ministrit të Ramës, pse heshtin Prokuroria, Dogana, Porti Durrës, por dhe LSI e Ilir Metës e Sali Berisha

Ka një heshtje totale të mbuluar me mister në lidhje me rikthimin në përmasa të frikshme të kontrabandës së cigareve nëpër pikat tona doganore. Ku prej pesë muajsh mbi 3 milionë paketa cigare, të vendosura në pesë kontenierë, prisnin në Portin e Durrësit, për të hyrë në tregun e brendshëm pa paguar detyrimin doganor. Dhe ku mësohet se, i ekspozuar edhe në raste të mëparshme të kontrabandës së cigareve, kryesisht nga Greqia është një nga ministrat më të fuqishëm të kësaj qeverie. Jo vetëm për sa i përket drejtimit të një superministrie, por dhe nga pasuria që zotëron dhe aksesi që ka mbi organet ligjzbatuese shqiptare, deri tek miqësia e fortë që ka me kreun e shtetit Ilir Meta dhe të gjitha organet ligjzbatuese që varen prej tij, Prokurori Adriatik Lllalla dhe krerët e gjykatave shqiptare. Të gjitha të mbledhura në një dorë.

Ndërkohë që Rama i beson gjithçka këtij ministri, fakti që prej pesë muajsh kanë qëndruar në heshtje të plotë në portin e Durrësit, në ‘bythë” të doganës mbi tre milionë paketa cigare kontrabandë, tregon qartë se ky ministër është i plotfuqishëm dhe se bën çfarë të dojë. Për më tepër që këto cigare kontrabandë janë shkarkuar dhe mbajtur aty për pesë muaj pa dokumentacion, pa asnjë “filtër” nga organet ligjzbatuese. Çka lë për të dyshuar se ishin bërë për t’u hedhur në treg si mall kontrabandë dhe paratë do të ndaheshin sipas hierarkisë dhe bëhej fjalë për për disa milionë euro. Duket se zbarkimi i FBI ka bërë që të hiqet dorë nga mbajtja më tej, dhe trembja nga arrestimi dhe bërja “koka turku” si “peshqit e mëdhenj” të politikës dhe administratës në Shqipëri, i ka detyruar që të bëjnë publike këtë sasi cigaresh që janë prej pesë muajsh në portin e Durrësit.

Doganat kanë lajmëruar dhe gjetën dhe personat që do të ndëshkoheshin. Duke përmendur dhe emrin e një shtetasi turk, por duke përgatitur një valë shkarkimesh në administratën e Doganave. Por mbeten disa enigma për të shpjeguar, dhe që bëjnë të dyshosh se ka qënë një skenar kontrabande të mirëorganizuar dhe pararendës i lëvizjeve të tjera të cigareve drejt Shqipërisë. Kështu, mbetet mister ende se cila ka qënë pikënisja e mallit, kush ka qënë eksportuesi dhe cili ka qënë pritrësi i këtij malli?

 Pra në emër të kujt janë faturat për pritjen e tij, pritësi është shqiptar apo i huaj. Ndërkohë që ende mbetet mister adresa e magazinës se blerësit, adresa e zhvillimit te aktivitetit por dhe origjina e mallit.

Natyrshëm lindin dhe pyetjet: “Nese destinacioni ishte Durresi, kush i disponon dokumentet shoqëruese ku midis të tjerash është dhe çertifikata e origjinës së mallit, cilësisë së cigareve dhe faturat me sasinë dhe çmimin perkatës. Por dhe vendin dhe emrin ku do të firmosnin palët.

Kush ka firmosur aty, apo nëse nuk është firmosur, pse nuk është hedhur firma, kur kanë qëdruar pesë muaj në portin e Durrësit. E kishin pershkrimin ne kutine e cigares konform ligjit shqiptar apo jo?

Kur është data e mberritjes se anijes në portin e Durrësit, data e shkarkimit të mallit. Pasi dihet se 5 dite pas shkarkimit, firma importuese duhet te kete nxjerre kontenieret nga dogana, ne rast te kundert fillojne penalitetet per moskthimin mbrapsht te konteniereve por edhe detyrimet per autoritetin portual per qendrimin tej afateve te konteniereve.

Njëherësh lind fare lehtë pyetja se çfare korrespondence disponon kompania e transportit me subjektin prites?

Po korrespondenca midis portit dhe kompanise transportuese? Meqenese kane kaluar afersisht 100 dite, kush ka qene qendrimi i autoriteteve doganore? Kur eshte bere deklarimi i mallit tek autoritetet doganore duke respektuar afatet ligjore?

Kishin dijeni autoritetet doganore per ekzistencen e 5 kontenireve me 3050 koli cigare? Sa ishte vlera e mallit te deklaruar ngs eksportuesi?

Cila ishte menyra e pageses?

Nga cila banke eshte kryer transferta bankare?

Ne qofte se jo, si do kryeshin nga dogana veprimet per zhdoganim pa swift bankar?

Nese pritesi eshte shtetas i huaj, kush kane qene te punesuarit e tij?

Cili eshte vendi ku magazinohej malli, ne cilin qytet?

Gjate ketyre 100 diteve pritesi i mallit a ka kontaktuar me autoritetet portuale, doganore; policore?

Sa here ka hyre dhe ka dale nga Shqiperia e vertetuar me sistemin Tims?

Çfare verifikimi ka bere gjate ketyre diteve Drejtoria e Përgjithshme e Doganave duke patur parasysh se kemi te bejme me dyshime per ekzistencen e nje grupi te organizuar?”, janë disa nga pyetjet që duhet të kenë një përgjigje nga organet ligjzbatuese.

Për më tepër që Prokuroria deri më tani ka heshtur, ku dhe burimet e brendshme saktësojnë se nuk ka nisur hetim i thelluar. Dhe LSI që kishte në dorë portin e Durrësit hesht, pavarësisht se tashmë është në opozitë. Jo vetëm se ka pjesë në të gjitha pisllëqet, por sepse ky ministër i gjithëfuqishëm është shumë i preferuar i presidentit Meta, ish kreut të LSI.

Sorra sorrës nuk ia nxjerr sytë. Ndaj hesht dhe Llalla, pasi Meta është mentori i tij. Po hesht dhe opozita e Sali Berisha tashmë, mbështesin me sa duket aleatin e tyre, Metën dhe indirekt përfiton dhe ministri i Ramës.

Ndërkohë që terreni për kontrabandë ishte ngritur, kishte ngritur infrastrukturën e vet që në kohën e bashkëqeverisjes PS-LSI. Në fund të vitit 2015, kontrabanda e cigareve nën kujdesin e këtij ministri, alarmoi vendet fqinje. Për të mbuluar gjurmët dhe justifikuar veten e tij, ministri në fjalë nisi një valë shkarkimesh. Ai shkarkoi të gjithë krerët e doganave në të gjithë Shqipërinë. Në fakt të gjithë shkarkimet u bënë vetëm për të hequr një person të rëndësishëm, i cili ishte bërë pengese për kontrabandën dhe konsiderohej i rrezikshëm për pozitat e ministrit. Shkarkoi Zamir Shtyllën, drejtorin e Departamentit Operativ Hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave ose siç quhet ndryshe Antikontrabanda. Shtylla mësohet se lajmëroi kryeministrin Edi Rama për kontrabandën, por ndëshkimi i tij nuk vonoi. Megjithatë, gjurmët e kontrabandës së cigareve mbetën në buxhet. Për shtatorin 2015, ishin planifikuar për t’u mbledhur në dogana nga mallrat me akcizë 4.4. miliardë lekë. Të ardhurat për muajin shtator ishin 3.5 miliardë lekë të mbledhura. 7 milionë euro ishte kostoja e kontrabandës në buxhet. Po tani kush ka vendosur të sakrifikohet, për të shpëtuar kupolën e korrupsionit. Pasi ish nëndrejtori i Portit është arrestuar për kokainë në Itali dhe po gjykohet andej. Do ia faturojnë të gjitha Artur Mahmutajt?!/Pamfleti.com