Moti i keq/ Përmbytet stacioni elektrik i Radhimës, disa fshatra pa energji

Moti i keq/ Përmbytet stacioni elektrik i Radhimës, disa fshatra pa energji

Moti i keq që ka përfshirë Vlorën, ka përmbytur nënstacionin elektrik të Radhimës dhe ka detyruar autoritetet ta stakojnë, për të mos rrezikuar banorët dhe vetë stacionin elektrik.

Për shkak të stakimit të fidrave pa energji kanë mbetur, radhima, Tragjasi, Orikumi dhe Llogaraja, ndërkohë që shiu vazhdon të bjerë me intensitet më të ulët.

Sipas parashikimit pritet që shira të ketë gjatë gjithë natës, duke rrezikuar që këto fshatra të mbeten pa energji për disa orë.

Situata në qarkun e Vlorës deri më tani nuk paraqitet alarmante, por sipas parashikimeve, nëse shiu do të vazhdojë me intensitet të lartë, mund të ketë edhe dalje të Vjosës nga shtrati, duke rrezikur një përmbytje të tretë në fshatrat pranë saj.


Loading...

Loading...
Loading...