Ndizet beteja elektorale në Durrës/ Deputeti i PS, Troplini në krah të Lefter Kokës

Ndizet beteja elektorale në Durrës/ Deputeti i PS, Troplini në krah të Lefter Kokës

Në një takim me banorët e Shkallnurit në mbështetje të kandidatëve të LSI ka qeneë dhe deputeti i PS Shkëlqim Troplini (deputet në legjislaturen aktuale), i njohur për influencën e tij në Durrës.

Për herë të parë në 25 vite në Shkallnur janë mbledhur në të njëjtin shesh bashkëbisedim rreth forcës politike LSI që kryesohet në Durrës nga Lefter Koka, fiset e familjet e Shkallnurit, që për 2 dekada e gjysmë kanë ndjekur 2 partitë tradicionale.

Ish-Komuna Rrashbull Tradicionalisht e njohur si bastion i së djathtës, në zgjedhjet e fundit parlamentare, raporti i votave ndryshoi ndjeshëm, falë mbështetjes popullore që gëzon Troplini.

Prezenca e Deputetit Troplini është një mesazh i fortë për elektoratin e majtë në Durrës.

Së fundmi struktura dhe elementë të njohur të PS si dhe simpatizantë e familje durrsake me emër në qytet mbështetëse të së majtës, i janë afruar dhe bashkuar për të mbështetur në këtë fushatë Lefter Kokën.