Nëna denoncon në polici largimin e vajzës, mes lotësh rrëfen se e kishte gjetur në një disko

Nëna denoncon në polici largimin e vajzës, mes lotësh rrëfen se e kishte gjetur në një disko

Një grua nga Bishani i Vlorës ka denoncuar largimin pa miratim të vajzës së saj të mitur në Sarandë.

Sipas burimeve nga Policia e Sarandës, 38-vjeçarja me iniciale M.T., banuese në fshatin Bishan, Vlorë, ka deklaruar në polici se vajza me inicialet E.T. ndodhet në Sarandë pa lejen e saj dhe madje se punon në një disko.

Ajo ka deklaruar në polici mes lotësh se: “Vajza ime 16 vjeçe më ka ikur nga shtëpia pa leje. Rri në shtëpinë e motrave të mia. Kam frikë për të, është e vogël. Madje më kanë thënë që punon në një disko”.

Menjëherë policia ka nisur hetimet dhe kërkimet për gjetjen e vajzës, ndërsa materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për vlerësim.