Nëse eleminoni blerjen e votave nuk ka më LSI

2
Nëse eleminoni blerjen e votave nuk ka më LSI
Nëse eleminoni blerjen e votave nuk ka më LSI

(Skandal)Ky është “sekreti” i LSI (nëse “sekret” mund të quhet çfarë e dinë të gjithë tani) – blerja e votave – fenomen që qeveritë e deritanishme në Shqipëri kanë dështuar ta bllokojnë, ose kane bërë kompromis të heshtur. Nëse Ministri i Brendshëm bashkë me grupin special nga Prokuroria e Përgjithëshme do jenë të determinuar në këtë aspekt, siç de facto mund të jetë (prandaj LSI synon ta largoj para zgjedhjeve), atëherë LSI do ngordh më në fund, si puna e atij përbindëshit qe s’jeton dot pa kurban njerëzor.

Nëse forcat e ministrit të brendshëm  do ndjekin hap-pas-hapi, e të determinuara, lëvizjet e LSI gjatë fushatës elektorale, atehere nuk do jetë e vështirë që ajo të kapet me “presh në duar”, duke blerë vota në shkëmbim të parave e mallrave. Nëse Prokuroria në bashkëpunim me Ministri i Brendshëm do fus në burg 10 veta nga ata që synojnë të shesin votën për LSI, atëherë shumica dërmuese e kësaj shtrese “votuesish” do trembej dhe do tërhiqej nga trafiku i votës.
Nga pikpamja parimore, LSI nuk ka elektorat, por votues. Megjithëse kjo duket si lojë fjalësh, është “tragjikisht” e vërtetë. Elektorati real i LSI nuk është as sa 1 e 10 e votuesve të saj, 9 të 10 e të cilëve e hedhin votën për njerëzit e Metës thjesht se e shesin atë, ose u blihet.

Reklama

9 të 10 e votuesve të LSI e përbëjnë të ashtuquajturit votues indiferent, ose që nuk votojnë kurrë. Pikërisht këtë shtresë “gjuan” LSI, u jep para e mall, dhe ata votojnë për të. Ata s’kanë asnjë lidhje ideologjike, politike e shpirtërore me LSI-në, madje shumica e tyre nuk ka dëgjuar kurrë për LSI-në.

PËRGJIGJU