Niko Peleshi, politikani që ngjiti shkallët e karrierës një nga një, përballë të “katapultuarve” nga anonimati. Diferencat në qeveri

Niko Peleshi, politikani që ngjiti shkallët e karrierës një nga një, përballë të “katapultuarve” nga anonimati. Diferencat në qeveri
Niko Peleshi, politikani që ngjiti shkallët e karrierës një nga një, përballë të “katapultuarve” nga anonimati. Diferencat në qeveri
Niko Peleshi, njeriu i dashur i të gjithëve
Niko Peleshi, njeriu i dashur i të gjithëve

Teksa parakalon si në “revistë” të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar “Rama 2”, ajo që bie në sy është përbërje e kabinetit dhe diferenca mes të zgjedhurve të Kryeministrit. Ka ministra të katapultuar në kabinetin qeveritar që nga anonimati, ka dhe ministra që i kanë ngjitur shkallët e karrierës politike një nga një. Po flasim për këtë të fundit, ku shquan ish zv.kryeministri njëherësh ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi. Të cilit askush nuk i ka dhuruar asgje, nuk e ka nxjerrë politika nga anonimati apo dora e “ngrohtë” e kryeministrit të radhës. Nga një student me medalje ari, me një mesatare të “frikshme” në Universitet, në krye të Dhomës së Tregtisë në Korçë. Ka qënë “skautisti” Fatos Nano ai që e zbuloi dhe kërkoi kontributin e tij fillimisht si prefekt në Korçë, dhe më pas kur në krye të PS vjen Edi Rama, zgjidhet kryetar i PS Korçë. Ngjit shkallët e karrierës një nga një, për të ardhur në krye të bashkisë Korçë në zgjedhjet vendore të vitit 2007. Më pas rizgjidhet në krye të bashkisë në zgjedhjet vendore të vitit 2015, në një qytet të vështirë si Korça duke pasur në ‘kurriz’ një kryeministër si Sali Berisha dhe tërë arsenalin e shtetit kundër. Nuk e përballoi dot Rama në Tiranë ku 10 votat më shumë se Basha iu bënë pluhur nga votat e kërkuara nëpër plehra derisa e nxorën nga bashkia duke i dhënë humbjen në tavolinë.

Pas fitores së zgjedhjeve parlamentare në qershor 2013, Rama kryeministër e thërret në kryeqytet për të kontribuar ku emërohet zv.kryeministër, dhe mbulon gjithçka. Merr një rezultat të lartë në zgjedhjet parlamentare të kësaj vere në qarkun e Korçës dhe kryeministri Rama në mandatin e dytë kërkon një kontribut të drejtëpërdrejtë në atë që ai e quan prioritet të mandatit të dytë: Bujqësinë. Të bërë lesh e li nga ministri i LSI, një burim parashë për fushatat dhe “qokat” e Ilir Metës. Tashmë pritet të vihet në binarë nga Peleshi, ministri i ri i cili i ka ngjitur shkallët e karrierës një nga një, pa i falur asgjë askush.

Ndërkohë që po në kabinetin qeveritar “Rama 2”, në qeveri “katapulti” ka sjellë një zv.kryeministre si Senida Mesi dhe një ministre Drejtësie si Etilda Gjonaj. Katapultim nga anopnimati, numri dy i qeverisë “peshkohet” diku  nga Universiteti i Shkodrës ku ka qënë administratore  ndërsa  Gjonaj s’merret  vesh  si u ngjit zv.ministre dhe  pastaj bëhet Ministre Drejtësie. Këto janë diferencat e para që shihen  me sy të  lirë në  kabinetin qeveritar “Rama 2”./Pamfleti.com

PËRGJIGJU