Një fitore si e Pirros! LSI tani në një opozitë të gjatë dhe pas sulmit ndaj Ramës për “Timonin”, Shqipëria “humbi” dhe Presidentin

Një fitore si të Pirros! LSI tani në një opozitë të gjatë dhe pas sulmit ndaj Ramës për “Timonin”, Shqipëria “humbi” dhe Presidentin

Ilir Meta në krye të Lëvizjes Socialistë për Integrim kur janë numëruar më pak se gjysma e kutive të votimit, kryesisht ato të fshatrave ka një projeksion shumë pozitiv. LSI deri më tani mban vendin e tretë si parti politike me 20 mandate. Të marra vetëm, me mund dhe përpjekje, kërcënime dhe me lekë shumë, po shumë lekë, pafund. Fakirat i morën lekët dhe i hodhën votën. Mori dhe nga PD vota, pasi si gjithnjë arriti të thithë ata të lëkundurit që shpresonin në fund të herës se Edi Rama do kishte sërish nevojë për Ilir Metën që të bënin qeverinë ose në rastin më të mirë Basha dhe Meta të uleshin dhe të krijonin qeverinë pas dështimit të Ramës në krijimin e kabinetit të ri qeveritar. Thjesht dhe vetëm për një vend pune, ata të PD-së e dhanë këtë votë për LSI, si gjithnjë. Por Ilir Meta dhe LSI dështuan pikërisht në objektivin madhor të tyre: Pengimin e Edi Ramës që të marrë mbi 71 deputetë, apo të marrë i vetëm “timonin” qeveriës. Bënë shumë ironi me të, madje dhe ditën e zgjedhjeve, e kërcënuan Ramën, çfarë nuk bënë dhe në fund, Edi Rama për momentin kur janë numëruar më pak gjysma e votave ka në projeksion 74-75 deputetë të sigurtë. Që do të thotë se Rama ka një mazhorancë qeverisëse, pa pasur nevojën e asnjë partie tjetër aleate ose jo për të bërë numrat qeverisës. Pikërisht kjo është dhe humbja e Metës, pikërisht kjo është ajo që Meta dhe njerëzit e tij të krimit dhe ditën e zgjedhjeve duke thyer të gjitha rregullat zgjedhore dhe ligjore, nuk donin që të ndodhte.

Dhe në këtë këndvështrim, tashmë për herë të parë që nga viti 2005, LSI nuk është përcaktuese e ngritjes së qeverive, nuk është “mbreti” i kabineteve qeveritare, nuk është Meta njeriu që vendos për qeverinë, drejtoritë e deri tek pastrueset. LSI e ka humbur tashmë këtë rol, pasi PS mori të gjitha votat e veta që i takonin, vota tërësisht të majta, por dhe vota nga njerëz të lëkundur dhe njerëz që besojnë në ndërtimin e shtetit, larg ndarjes së pushtetit me parcela. Tashmë LSI, ndonëse mund të arrijë në rastin më të mirë në 15-16 mandate në fund të herës, thjesht këto mandate do të jenë për një zë në Kuvend, një opozitë e strukturuar e LSI për të qënë kritike ndaj qeverisë, për të punësuar një deputet në Kuvend apo një person tjetër bashkë me deputetin. Pjesa tjetër klienteliste e Ilir Metës, Rama e ka premtuar këtë, do të zhduket nga administrata publike. Të cilën e kishin kthyer në një mall pa zot dhe vetëm vidhnin.

Ndërkohë që LSI po shijon këtë fitore si të “Pirros”, një fitore të rreme, Shqipëria gjatë fushatës dhe sidomos ditën e diel, në 25 qershorin e zgjedhjeve, humbi dhe një institucion, Presidentin e Republikës. Të gjithë e panë Ilir Metën Presidentin e zgjedhur duke shkumëzuar me eskortën dhe njerëzit e tij të krimit nëpër Lezhë dhe duke kërcënuar këdo që i dilte para. Në një vend normal duhej të ishte në burg. Por ne presim minimumin pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, kthimin e tij në krye të pronës së familjes së tij LSI dhe luajtja e rolit të një kreu opozite të fortë. Siç dhe e dëshiroi fort në fushatë, mbi të gjitha ditën e zgjedhjeve. Presidentin nuk e bën dot më./Pamfleti.com

more recommended stories