“Poker mafiozësh”/ Avokati i Tom Doshit zbardh tabulatet e baba Takut; luftë mes baronëve të krimit politik përmes vrasësve me pagesë: Mafiozi Tom Doshi kundër kapobandës Ilir Meta

Baronët e krimit politik janë përfshirë në një luftë tepër të ashpër dhe nuk kanë ndërmend të ndalen. Duke vënë në përdorim të gjitha paratë e nxjerra nga krimi dhe nga trafiqet e ndryshme, që nga drogërat e forta dhe deri tek elementët kriminalë, mafiozi deputet Tom Doshi dhe kapobanda tashmë President Ilir Meta, luftën e tyre të nëndheshme për eliminimin e njëri- tjetrit me metoda mafioze e kanë zhvendosur tek pala tjetër e krimit: Drejtësia.

Tom Doshi, i cili me të gjitha metodat mafioze që ka përdorur, duke vënë në përdorim paratë e krimit ka mundur të mbledhë disa dokumente të cilat përmes avokatit të tij i ka dërguar në Gjykatën e Lartë si prova për të dëshmuar se kapobanda Meta ka dashur që ta eliminojë fizikisht përmes vrasësve me pagesë.

Ai ka renditur të gjitha telefonatat që kanë bërë njerëzit e dyshuar prej tij se janë paguar nga Meta me Spartak Brahon “zarin” juridik të Metës, e deri telefonatat e Metës. Të gjitha të futura në kërkesën drejtuar gjykatës së Lartë ku janë të printuara tabulatet e këtyre bisedave telefonike. Që një zot e di se si i ka marrë në mënyrë private nga kompanitë celulare shqiptare dhe sa lekë të krimit janë vënë në dizpozicion për ti marrë.

Teksa lexon paraqitjen e fakteve të avokatit të Doshit para Gjykatës së Lartë, emrave të përmendur, duke filluar nga ish-kreu i Kuvendit dhe i LSI, aktualisht Presidenti i vendit Ilir Meta e deri tek deputetë, drejtorë të lartë policie, ministra, Prokurorin e Përgjithshëm, të duket vetja sikur po kalon përpara syve një film, ku luhet ky poker mafiozësh. Mafiozë, që fatkeqësisht kanë uzurpuar politikën dhe shqiptare dhe pa ta në burg nuk ka asnjë hajr ky vend, mesa duket i dënuar nga zoti./Pamfleti.com

Ja mbrojtja e plotë e avokatit të Tom Doshit që nxjerr zbuluar politikën kriminale:

PARASHTRESE

 

               PËRPARA:

GJYKATËS  SE LARTE

TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

T I R A N Ë

E nderuar Gjykate,

Ne zbatim te nenit 356/2 te Kodit te Procedures Penale, ju parashtrojme faktet qe synojme te provojme  dhe ju paraqesim kerkesat tona per marrjen e provave, ne gjykimin e ceshtjes penale ne ngarkim te deputetit Tom Doshi, i cili akuzohet per vepren te kallzimit te rreme  ne bashkepunim , ne baze te nenit 305 ne lidhje me nenin 25 te Kodit Penal.

Do te provojme ne gjykimse akuza e ngritur nga Prokuroria nuk qendron dhe se Tom Doshi eshte i pafajshem per vepren penale per te cilen akuzohet.

Se pari, me lejoni te shtjelloj qendrimin tone ne lidhje me vepren penale te “kallezimit te rreme” parashikuar nga neni 305 i K.Penal. Kjo akuze e ngritur nga prokuroria per te mbrojturin dhe te perfaqesurin prej nesh Tom Doshi vjen si pasoje e interpretimit te gabuar ne lidhje me elementet qe perbejne vepren penale te parashikuar nga neni 305 i K.Penal. Ne kete dispozite te Kodit Penal parashikohet se :

Kallëzimi për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer ose për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë, si edhe, krijimi i provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Kjo figure krimi e parashikuar ne dispoziten e sipercituar te Kodit Penal, e ka zanafillen e vet qysh ne te drejten romake, ne te cilen termi calunnia do te thoshte nje akuze e rreme ndaj nje personi konkret qe cenonte dinjitetin dhe personalitetin e tij. Konfigurimi modern i kesaj figure krimi, qe gjen shprehje edhe ne Kodin Penal te Republikes se Shqiperise, e konsideron kallzimin e rreme, jo vetem si cenim te dinjitetit dhe personalitetit te individit por edhe te vete Shtetit. Sic shprehen penaliste te njohur, ajo qe goditet nga vepra penale e kallzimit te rreme eshte interesi i pergjithshem i te gjithe qytetareve qe duan te shohin nje funksionim korrekt te drejtesise. Pra, interesi ne kete rast eshte i dyfishte, se pari, qe te mos filloje nje procedim penal ndaj nje subjekti te pafajshem dhe se dyti, te mos cenohet nderi dhe liria personale e vete qytetarit te pafajshem.

Nga pikpamja objektive kjo veper penale kryhet ne dy forma dhe mund te jete e dy tipeve:e para, konsiston ne realizimin e nje veprimi formal (forma e drejtperdrejte) qe realizohet nepermjet kallzimit ne formen e caktuar nga ligji para autoriteteve kompetente dhe, e dyta, konsiston ne realizimin e nje veprimi material (forma e terthorte) qe realizohet nepermjet krijimit te provave a gjurmeve te krimit qe synojne te fajsojne nje subjekt te caktuar.

Ne te dyja rastet, eshte e domosdoshme qe kallzimi i rreme, te kete per qellim final fillimin e nje procedimi penal.

Por, ndersa sa me siper kane te bejne me elementin objektiv te vepres penale, elementi subjektiv i saj eshte dashja direkte qe konsiston ne vullnetin dhe synimin e ndergjegjshem te autorit per te fajsuar nje person per nje krim, duke qene i bindur se personi eshte i pafajshem dhe se nuk e ka kryer ate.

Perjashtohet dashja direkte, si element substancial i kesaj vepre penale, nese autori eshte i bindur per fajsine e te akuzuarit prej tij. Por, qe te perjashtohet dijenia per pafajsine e te kallzuarit, eshte e domosdoshme te vertetohet se i kallzuari ka vepruar ne rrethana faktike jo vetem te verteta e te verifikueshme, por qe per nga natyra e tyre jane te tilla qe per nje person normal me formim kulturor mesatar te mos lene asnje dyshim. Kjo eshte shume e rendesishme ne percaktimin e anes subjektive te autorit.

Ne doktrine dhe vecanerisht ne jurisprudencen europiane eshte perjashtuar elementi i dashjes direkte ne raport me nje ceshtje, ne rastin kur autori ka qene i friksuar dhe ka kallzuar fakte te perceptuara jo drejtpersedrejti nga ai vete, por te referuara nga te tretet, pa i vleresuar me tej ato.

Duke u rikthyer ne rastin e te mbrojturit dhe perfaqsuarit prej nesh, prokuroria konsideron si element te anes objektive te vepres se kallzimit te rreme, videoregjistrimin ne te cilin Durim Bami shpjegon rrethanat ne te cilat do te tentohej ndaj jetes se deputetit Doshi. Pra, ben fjale per formen e terthorte te kallzimit te rreme. Sipas prokurorise, i mbrojturi dhe perfaqsuari prej nesh, deputeti Tom Doshi, ka bashkepunuar me Durim Bamin dhe Mark Frrokun, me qellim per te krijuar prova qe do te mundesonin fillimin e procedimit penal kunder Kryetarit te Kuvendit Ilir Meta.

Duke qendruar ne kete moment, bie ne sy qe ne kete arsyetim te prokurorise eshte kaluar pertej absurdit: deputeti Doshi ka bashkepunuar me Durim Bamin, qe ky i fundit  te veteakuzohej per nje krim tejet te rende, per tentativen e vrasjes se dy deputeteve?! Eshte e qarte se nje pretendim te tille edhe ata qe e shkruajne nuk e besojne!

Nga pikpamja objektive, videoregjistrimi eshte realizuar jo per te filluar nje procedim penal, por per te garantuar pohimet e Durim Bamit. Te gjithe jemi te bindur se kush rrezikon nje denim te rende, natyrisht qe do te perpiqet ta shmange ate dhe, as rasti Bami nuk ben perjashtim !

Videoregjistrimi jo vetem nuk ka sherbyer per fillimin e procedimit penal per personat e akuzuar publikisht nga deputeti Doshi, por edhe vete procedimi penal ne fakt per ta nuk ka filluar. Si deputeti Meta ashtu edhe shtetasi Fatjon Skenderi, jane pyetur nga prokuroria me cilesine e deklaruesit. Nuk ka patur per ta procedim! Mbetet qe Bami te kete bashkepunuar me deputetin Doshi vetem per te inkriminuar vehten!?

Perse Durim Bami do te vetsakrifikohej per te filluar nje procedim ndaj Ilir Metes dhe Fatjon Skenderit ? Eshte nje pyetje legjitime qe kerkon pergjigje!

Ndersa flasim per mungesen e anes objektive te vepres, akoma me e qarte eshte mungesa e anes subjektive te saj.

Sikunder sqaruam edhe me lart, autori (ne rastin tone i pandehuri Tom Doshi) duhet te jete i sigurt se personat qe ai akuzon jane te pafajshem dhe se nuk kane lidhje tentativen kunder jetes se tij.  Nese i referohemi kronologjise se ngjarjes dhe fakteve, madje edhe te atyreve qe u referohet organ i akuzes, na rezulton se i mbrojturi dhe perfaqsuari prej nesh, ka patur nje shqetesim real, te vertete dhe konkret, i cili eshte shoqeruar me aksion konkret ne mbrojtje te jetes se tij. Mund te permendim me kete rast masat qe ai ka marre per te udhetuar me nje makine te sigurte. Por, ne menyre te vecante komunikimin qe ai ka patur me Prokurorin e Pergjithshem, Kryeministrin, Ministrin e Brendeshem, etj.

Duke thene sa me siper, mund te shtojme edhe faktin se i mbrojturi dhe perfaqsuari prej nesh, deputeti Tom Doshi, ka mesuar faktin, apo thene me sakte e ka percepuar ate fillimisht ng ate tretet, pra ka qene Mark Frroku e me pas Durim Bami qe i kane percjelle atij te dhena mbi tentativen kunder jetes se tij.

Veprimet e metejshme te te mbrojturit dhe perfaqsuarit prej nesh, kane qene te tilla qe te vere ne dijeni autoritetet, duke perfituar edhe nga njohja personale me ta. Ka tentuar gjithashtu te kontaktoje me personat te cilet sipas te treteve, ishin te perfshire ne ngjarje. Sjellim si shembull perpjekjen e te mbrojturit prej nesh, qe te mesoje dicka duke derguar shtetasin Ymer Lala ne Gjermani per te takuar Fatjon Skenderin, etj., Te gjitha veprimet e metejshme te kryera nga i mbrojturi prej nesh kane ndeshur ne shurdherine e autoriteteve, cka ka krijuar bindjen tek ai se tentativa ndaj jetes se tij ishte jo vetem reale, por, edhe personat e implikuar kishin demostruar sjellje qe bente te perceptoheshin ata si te fajshem.

Do te mjaftonte kjo analize qe prokuroria te vendoste menjehere ta terhiqte akuzen ne ngarkim te te mbrojturit dhe perfaqsuarit prej nesh, Tom Doshi. Edhe vete provat e mbledhura dhe hetimi tejet i manget i zhvilluar nga Prokuroria e Krimeve te Renda ( hetim ky qe per hir te se vertetes, nuk ka sherbyer per zbardhjen e tentatives ndaj jetes se deputetit Doshi, por qe ka patur per synim te delegjitimoje deklarimet publike te deputetit) nuk te cojne ne nje konkluzion te ndryshem nga sa arrihet prej analizes se siperme.

Gjithsesi, nese prokuroria do te kishte kryer me objektivitet dhe e pandikuar hetime te gjithaneshme, padyshim qe konkluzioni i saj nuk do te ishte akuza ndaj deputetit Doshi, per kallzim te rreme, por krejt tjeter.

Ne funksion te vertetimit te gjithe sa me siper, kerkojme qe te realizohet pyetja e Prokurorit te Pergjithshem, zotit Adriatik Lllalla, per rrethanat ne te cilat ai ka ardhur ne dijeni nga deputeti Tom Doshi, per kohen ne te cilen ka ardhur ne dijeni, per menyren se si e ka perceptuar ai sjelljen e deputetit dhe ate cka deputeti i ka referuar dhe per veprimet qe ai ka kryer pas marrjes dijeni.

Kerkojme gjithashtu qe te pyetet me cilesine e personit qe ka dijeni per ngjarjen shtetasi Leonard Koka, ne menyre te vecante per njohjen me Durim Bamin, per marrdheniet me te, per njohjen me Fatjon dhe Roland Skenderin, per udhetimin me deputetin Spartak Braho ne Gjermani, per takimin qe atje kane patur me Roland dhe Fatjon Skenderin dhe per bisedat qe kane zhvilluar me te, ne daten 6-7.3.2015.

Kerkojme qe te merret zyrtarisht nga ana tuaj dhe te administrohet deklarata publike e zyrtare e ministrit te brendeshme, Sajmir Tahiri ne daten 4.03.2015. Gjithahstu te kerkohen zyrtarisht nga Policia e Shtetit, te gjitha materialet e mbledhura prej tyre, vezhgimet, pergjimet, deklarimet e hapura dhe ato te bashkpuntoreve te tyre (keto te fundit sipas rregullave te percaktuara ne ligj) dhe te tregohet se cilet kane qene personat e ngarkuar me hetimin policor te ceshtjes, te cilet me pas te pyeten si deklarues.

Po keshtu, eshte e nevojeshme te realizohet ballafaqim mes deputeit Doshi dhe Ministrit te Brendeshem, Sajmir Tahiri, pasi ndryshe eshte sjelle ai me deputetin Doshi, dhe krejt i ndryshem ka qene qendrimi i tij publik e zyrtar, madje ndryshe ka deklaruar para prokurorise kur eshte pyetur ne cilesine e deklaruesit. Per te njejtat shkaqe dhe arsye kerkojme te realizohet ballafaqimi i deputetit Doshi me ish Drejtorin e Pergjithshem tei Policise Artan Didi dhe me ish Drejtorin e Policise se Qarkut Tirane, Ardian Cipa.

Ne funksion te vertetimit te sjelljes se personave te akuzuar publikisht nga deputeti Doshi (pra per te perjashtuar apo vertetuar dashjen direkte te te pandehurit te mbrojtur dhe perfaqsuar prej nesh), kerkojme qe te kryhen edhe disa veprime te tjera hetimore te rendesishme.

Konkretisht, kerkojme qe te vertetohet nese shtetasi Fatjon Skenderi, i denuar nga Gjykata e Krimeve te Renda, ka mbajtur lidhje apo jo me personat e tjere te akuzuar. Nese po ku kane konsistuar keto lidhje.

Per kete eshte e nevojeshme qe te verifikohet me ane te leter porosise per autoritetet gjermane nese eshte e vertete qe ne daten 6.03.2015 ndermjet ores 16.00-17.00, deputeti Spartak Braho sebashku me shtetasin Leonard Koka te jene takuar ne dalje te Aeroportit te Hanoverit Gjermani, me vellain e Fatjon Skenderit, te quajtur Roland Skenderi dhe te jene shoqeruar prej tij. Pra, te kerkohen regjistrimet ne kamerat e sigurise duke u derguar fotografite e deputeit Spartak Braho dhe shtetasit Leonard Koka, si dhe fotografia e Roland Skenderit.

Po me ane te leterporosise, te kerkohet nga autoritetet gjermane qe te merren nga operatoret e telefonise celulare, komunikimet telefonike prej dates 1.03.2015 deri ne daten 04.05.2015 ndermjet  shtetasve :

  • Spartak Braho dhe Fatjon Skenderi
  • Spartak Braho dhe Roland Skenderi
  • Monika Kryemadhi dhe vellezerit Fatjon e Roland Skenderi
  • Ymer Lala dhe vellezerit Fatjon e Roland Skenderi
  • Eugen Beci dhe vellezerit Fatjon e Roland Skenderi
  • Leonard Koka dhe vellezerit Fatjon e Roland Skenderi

Per periudhen e sipercituar, jane te nevojeshme edhe komunikimet telefonike ndermjet shtetasve :

  • Spartak Braho dhe Ilir Meta
  • Leonard Koka dhe Ilir Meta

Keto komunikime telefonike mund te verifikohen edhe duke iu drejtuar operatoreve te telefonise celulare, ketu ne Shqiperi, ose duke i ftuar personat e mesiperm, qe vullnetarisht te dorezojne ne prokurori tabulatet telefonike, qe ata marrin normalisht me faturen e detajuar te thirrjeve hyrese dhe dalese. Nese nuk kane gje per te fshehur, keta persona nuk kane pse e refuzojne nje ftese te tille.

Kerkesa per te realizuar veprimet e sipercituara, mbeshtetet pikerisht ne domosdoshmerine per te vertetuar se personat e sipercituar jane sjelle me vertetesi, dhe kane vepruar ne rrethana faktike jo vetem te verteta e te verifikueshme, por qe per nga natyra e tyre jane te tilla qe per nje person normal me formim kulturor mesatar te mos lene asnje dyshim apo jo.

Ne deklarimet e tij perpara Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda, date 12.03.2015, deputeti Spartak Braho deklaron:

”Shtetasit Fatjon Skenderi, Rezi Skenderi, Durim Bami, Agim Rama dhe Ylli Xhaxhollari, para se te behej video publike, ishin teresisht te panjohur per mua…”

Ndryshe rezulton nga te dhenat qe disponon mbrojtja. Rezulton se ne datat 05.03.2015 deri ne daten 10.03.2015, deputeti Spartak Braho ka komunikuar me shtetasit Fatjon dhe Taulant Skenderi, gje qe shihet qarte ne tabelen e meposhteme :

Tabulatet e Spartak Brahos
Tabulatet e Spartak Brahos

Sikurse rezulton nga hetimet mbrojtese, Taulant Skenderi disponon numrin +49 17634511760, i regjistruar ne adresen : Sonnenweg 16, 30171, Hannover, ndersa numri tjeter me te cilin ka komunikuar deputeti  Braho : +49 15215675105, i perket shtetases Alina Peter, e regjistruar ne adresen: Bendergasse 7, 60311 Frankfurt /Main.  Ky numur eshte perdorur nga Fatjon Skenderi.

Ky mohim i deputetit Braho, persa i perket njohjes me personat e sipercituar, e, ne menyre te vecante me shtetasin Fatjon Skenderi, bie lehtesisht poshte mjaft qe te konstatosh numrin e konsiderueshem te telefonatave qe ai ka patur me vellezerit Skenderi. Jo vetem kaq, por deputeti Braho jo vetem ka komunikuar me telefon, por ai edhe eshte takuar me ta ne daten 06.03.2015, pra shume dite perpara deklarimeve te bera prej deputetit Braho perpara prokuroreve….

Sikunder shpjeguam edhe me lart, verifikimi i veprimeve te deputetit Braho, ka rendesi per mbrojtjen e te perfaqsuarit prej nesh nga akuza e ngritur ndaj tij. Sikunder kemi sqaruar, ne doktrine, vepra e kallzimit te rreme kerkon qe autori ta kryeje vepren me dashje direkte. Nga ana tjeter, perjashtohet dashja direkte, si element substancial i kesaj vepre penale, nese autori eshte i bindur per fajsine e te akuzuarit prej tij. Por, qe te perjashtohet dijenia per pafajsine e te kallzuarit, eshte e domosdoshme te vertetohet se i kallzuari ka vepruar ne rrethana faktike jo vetem te verteta e te verifikueshme, por qe per nga natyra e tyre jane te tilla qe per nje person normal me formim kulturor mesatar te mos lene asnje dyshim. Kjo eshte shume e rendesishme ne percaktimin e anes subjektive te autorit.

Perse deputeti Braho, kryetar i nje komisioni shume te rendesishem parlamentar, shkon te takoje Fatjon Skenderin, person me precedente penale !? Perse ai komunikon ne telefon me te te? Cili eshte interesi i deputetit Braho ne rastin ne fjale ? Perse ai e mohon njohjen dhe takimin me Fatjon Skenderin? A vepron ai ne emer te tij apo ne emer te dikujt tjeter ? A nuk krijon kjo dyshimin se i kallzuari (kryetari i parlamentit) ka vepruar(nepermjet njerezve te tij te besuar) ne rrethana faktike te cilat nuk jane te verteta te verifikueshme dhe qe lene nje dyshim serioz qe minimumi perjashton dashjen direkte te te mbrojturit prej nesh per kryerjen e vepres per te cilen akuzohet.

Natyrisht, ne emrat e sipercituar nder te akuzuarit publikisht eshte vetem Fatjon Skenderi, por, personat e tjere jane persona shume afer dhe te besuarit e te akuzuarit tjeter publikisht, kryetarit te Kuvendit Ilir Meta.

Eshte e natyrshme ajo qe eshte pretenduar qysh ne fazen e hetimeve paraprake se nuk jane verifikuar biseda telefonike ndermjet kryetarit te Kuvendit dhe shtetasit Fatjon Skenderi. Te gjithe jane te bindur se te tilla nuk ka patur dhe nuk mund te kete, por, njerezit e afert te tij nese kane kryer veprime dhe kane komunikuar, me shtetasin Fatjon Skenderi, kjo, pervecse eshte nje nderhyrje jo korrekte ne fazen e hetimit, nga ana tjeter provon se sjellja e te akuzuarve nuk ka qene e tille qe te lere jashte cdo dyshim mbi fajesine e tyre.

Sa siper eshte ne funksion edhe te zbardhjes te te vertetes, per akuzen e kallzimit te rreme ndaj deputetit Tom Doshi. Prandaj kerkojme qe te kryhen nga gjykata veprimet e renditura me lart.

Ne vijim, kerkojme qe te gjitha provat me deshmitare dhe provat shkresore qe u kerkuan te administrohen ne kete gjykim nga ana e Prokuyrorise, te shqyrtohen edhe si prova te mbrojtjes.

Me respekt,

Av. Vladimir Meci

Avokat i deputetit Tom Doshi