Politikani serb kërkesë qeverisë: Edi Rama të shpallet person ‘non grata’

1
Politikani serb kërkesë qeverisë: Edi Rama të shpallet person ‘non grata’
Politikani serb kërkesë qeverisë: Edi Rama të shpallet person ‘non grata’

Një ditë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se nëse Bashkimi Evropian nuk i hap derën Shqipërisë për anëtarësimin nuk përjashtohet mundësia e bashkimit me Kosovën, kanë reaguar politikanët serbë.

Reklama

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Nenad Popovic i ka kërkuar qeverisë serbe që të shpallë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, “Person non grata” në territorin e Serbisë për shkak të deklaratës së tij për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

“Deklarata e Ramës përbën kërcënim të rrezikshëm, pasi Shqipëria në të ardhmen planifikon të aneksojë Kosovën, e cila me Kushtetutën tonë është pjesë e Serbisë”- ka thënë politikani serb.

Pyetur një ditë më parë nga ‘Politico’ nëse do ta përjashtonte mundësinë e bashkimit me Kosovën, Rama tha: “Jo, sepse e vetmja mënyrë për të mbajtur Ballkanin në këtë gjendje paqeje dhe bashkëpunim është të mbajnë hapur rrugën drejt BE-së, të mbajnë një perspektivën të qartë, të mbajnë ndjesitë ndaj BE-së pozitive. Askujt nuk do t’i pëlqente që të ktheheshin nga vetja dhe të shihnin për bashkime të vogla, kushdo do të donte të përfshihej në një bashkim të madh. Por nëse nuk ka shpresë, nëse nuk ka perspektivë, hapësirë, atëherë, patjetër që bashkime të vogla mund të ndodhin”.

Loading...

Lini nje koment