Portret i paautorizuar/ Kush është magjistratja nga Rrashbulli Rovena Gashi që ‘riaktivizoi’ përkohësisht “qelizat” e vdekura të gramshiotit Llalla

Portret i paautorizuar/ Kush është magjistratja nga Rrashbulli Rovena Gashi që ‘riaktivizoi’ përkohësisht “qelizat” e vdekura të gramshiotit Llalla

Rovena Gashi ka qënë e plotfuqishme në Prokurorinë e Përgjithshme shqiptare, pak kohë pas ardhjes së Adriatik Lallës, gdhë-ut nga Gramshi. Rovena, një magjistrate nga Rrashbulli menjëherë mori nga gramshioti Llalla “çelësin” e zvetënuar ndër vite nga mungesa e shërbimit ndaj …qytetarëve të Prokurorisë Shqiptare dhe filloi të sillej sikur ajo ishte në krye të organit të akuzës. Kjo falë dobësisë së Lallës për të, dhe në shkelje të gjitha ligjeve dhe përfshirjes sipas shkallës së karrierës, Rovena Gashi u bë Drejtore e Marrëdhënjeve me Jashtë e Prokurorisë së Përgjithshme. Për më tepër që u bë aq e domosdoshme për kryeprokurorin gramshiot sa ai nuk udhëtonte asnjëherë jashtë vendit, në takime të rëndësishme ose jo pa qënë i shoqëruar nga Rovena.

Kudo që shkonte, nga Dubai në Kinë, nga vendet nordike në Rusi. Një binom i pandashëm në punët e prokurorisë dhe të udhëtimeve jashtë vendit, aq sa dhe ambasada amerikane pikërisht të dy bashkë, gramshiotin Llalla dhe magjistraten nga Rrashbulli Gashi i shpalli persona të padëshiruar në SHBA, duke u revokuar vizat. Gjë që solli dhe provokimin e nervave të fjetura të Llallës që reagoi fort ndaj ambasadorit Donald Lu duke e akuzuar për korrupsion, konflikt interesi madje dhe “sorosian”. Por që të kishte “non stop” në shërbim të punës tek organi i akuzës Rovenën, Tik Llalla i futi një ngritje në detyrë burrit të Rovenës, Dritan Gina dhe e çoi në Elbasan, duke e lidhur fort pas punës.

Pra e ngriti njëherësh Dritanin, pasi ngriti Rovenën në detyrë. Dhe udhëtimet jashtë shtetit bashkë nuk kishin të sosur.

Rovena dhe Adriatiku kanë thyer një rekord historik në Prokurorinë e Përgjithshme për udhëtime jashtë shtetit. Këto 5 vjet në prokurorinë e Përgjithshme kanë udhëtuar se bashku 96 herë jashtë shtetit. Asnjëherë nuk kanë udhëtuar të ndarë nga njëri-tjetri e deri më tani kanë shpenzuar plot 340 mijë euro për bileta aeroplani, hotele, dieta dhe salltanete të tjera. Por kanë qënë në shërbim të punës, por dhe “riaktivizimit” të qelizave të vdekura të Tikut, që deklaronte një herë në vit se do të bënte namin në vjeshtë duke arrestuar “peshqit e mëdhenj”.

Bashkë me Rovenën, i fuste një udhëtim jashtë shtetit, dhe “peshqit e mëdhenj” humbisnin e shkriheshin si kripa në ujë bashkë me premtimin e kërcënimin e Llallës. Ndërkohë që Rovena, duke qënë krahu i djathtë i gramshiotit Lalla bënte dhe emërimet në prokurori. Nuk e kishte kot “çelësin” e kryeprokurorit dhe vulën për të bërë çfarë të donte. Dobësia e Llallës shfrytëzohej maksimalisht. Aq sa filloi t’i ngarkonte dhe punët më të vështira. Sa thonë që dhe në Katania ka qënë bashkë me Llallën, megjithëse Tiku ka qëndruar në hotel, ndërkohë që Rovena thuhet se ka derguar si material shtese edhe deklarimet publik te ish-oficerit te antidroges Dritan Zagani në ngarkim të ish ministrit Tahiri. Dhe ku sipas këtyre zërave prokuroria e Katanias ka rregjistruar procedimin penal ne ngarkim te ish-ministrit te brendshem Saimir Tahiri.

Ndërkohë që u lobua fort që Rovena të ishte një kandidaturë për të qënë kryeprokurore e përkohshme, por falë zotit magjistratja nga Rrashbulli dhe gramshioti Llalla e kuptuan se nuk plotësonin kushtin minimal as të dekriminalizimit: Ishte person i padëshiruar në SHBA, pasi ambasadori Donald Lu i kishte revokuar vizën. Ende mbetet mister fakti në lidhje me dy “zogjtë” drejtues të Prokurorisë së Përgjithshme, se cili do të jetë fati i tyre tashmë që gramshioti iku nga Kryeprokuror. Ajo që jemi të sigurtë është se do t’ju mungojnë udhëtimet bashkë jashtë vendit me paratë e shqiptarëve sëpaku./Pamfleti.com

 

Denonco
Loading...