Posti i rëndësishëm që Rama i beson Tahirit, kryeministri jep detaje për “bashkëqeverisjen me popullin”

Posti i rëndësishëm që Rama i beson Tahirit, kryeministri jep detaje për “bashkëqeverisjen me popullin”

Nën drejtimin e kryetarit Edi Rama, PS mblodhi Grupin parlamentar, mbeldhje në të cilën u zgjodhën kryetarët e komisioneve parlamentare, anëtarët e deputetëve në komisione si dhe anëtarët e delegacioneve. Gjatë fjalës së mbajtur, kryeministri Rama tha se do të ketë një koordinim mes grupit parlamentar, qeverisë dhe partisë për të çuar reformat përpara. Ai tha se do të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi mes për koordinimin mes 3 hallkave.

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se do të zbatohet kontrata e 25 Qershorit me qytetarët, teksa shtoi se ministrat duhet të jenë pranë qytetarëve në terren bashkë me deputetët.

“Çdo ministër gjatë 1 viti parlamentar duhet të qëndorjë 1 herë në muaj në 1 qark. Është e nevojshme që anëtarët e kabinetit të jenë në jetën reale me qytetarët”, tha Rama.

Ai tha se do të fillojë menjëherë zbatimi i bashkëqeverisjes me njerëzit përmes platformës dixhitale. Rama njoftoi se do të ketë edhe një koordinator kombëtar për këtë qëllim, rol i cili do të përmbushet nga Saimir Tahiri.

“Koordinator kombëtar për bashkëqeverisjen që do jetë Saimir Tahiri, detyrë që sapo ja ngarkuam. Platforma dixhitale e bashkëqeverisjes nuk do jetë një Web i radhës, por mekanbizëm që do përdoret nga njerëzit për të implemntuar 3 pikat kyçe, çfarë duan njerëzit. Njerëzit duan pastrim nga parazitët, njerëzit duan shërbim, shërbim për çdo nevojë dhe mbi çdo të drejtë që ua jep kushtetuta, njerëzit duan ndëshkim ndëshkim për ata që janë pengesë” tha Rama.

Ndërkohë Rama vlerësoi edhe kryetarin e ri të Kuvendit Granmoz Ruçi, për rikthimin siç tha ai të dinjitetit të institucionit. Mes rreshtave Rama duket se kritikat i kishte për ish-aleatin Meta, për vonesat në nisjen e seancave por edhe për shkeljen e rregullores duke i dhënë fjalë pafundësisht Berishës.

“Falenderoj Gramozin që i riktheu dinjitetin asaj salle. Dua të nënvizoj një detaj që është shumë i rëndësishëm, që fillimi për herë të parë që kur unë mbaj mend, por edhe me sa pyeta kolegë, në historinë e Kuvendit, i seancave në orën fiks të përcaktuar, është një normë që ne do ta respektojmë për 4 vite. Nuk është thjesht një rrufe në qëiell të hapur, por një normë që do ta respektojmë për 4 vjet. Nëse përfaqësueist e popullit nuk janë në gjendje të respektojnë orarin e ditës më të rëndësishmë që është Kuvendi, atëherë vajmedet për të tjerat.