Pretendon se është sëmurë, ish-gjyqtari Miri kërkon në apel masë më të butë, gjykata cakton dy ekspertë mjekoligjor

Pretendon se është sëmurë, ish-gjyqtari Miri kërkon në apel masë më të butë, gjykata cakton dy ekspertë mjekoligjor

Gjyqtari Shkëlqim Miri ka qenë sot në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda për të apeluar vendimin e tij, për masën e sigurisë “arrest me burg”.

Gjyqtari me anë të avokatëve të tij mbrojtës ka kërkuar një masë më të butë, pasi pretendon se është sëmurë.  Gjykata nga ana e saj ka caktuar dy ekspertë mjekoligjor, për ekspertizën.

Në bazë të raportit që  do të vij nga ekspertiza do të përcaktohet dhe masa e sigurisë. Gjyqtari Miri ka thënë se gjykatë se vuan nga një sëmundje tumorale në kokë.