Publikohet lista e këngëtarëve të festivalit në RTSH Kush do e përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion

Publikohet lista e këngëtarëve të festivalit në RTSH Kush do e përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion

Dhjetori po afron dhe bashkë me të dhe festivali i fundvitit në RTSH. Festivali i fundivitit ka një rëndësi të madhe sepse fituesi i tij do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Dhe meqë afati i pranimit ka përfunduar në 10 nëntor, sot ka dalë dhe lista e garuesve.

Këta janë emrat pretendentë për çmimin e madh:

Artemisa Mithi

Boiken Lako

David dhe Genc Tukiçi

Elton Deda

Ergi Bregu

Evans Rama

Eugent Bushpepa

Grupi “Akullthyesit”

Grupi “Lynx”

Grupi “Na”

Inest Neziri

Lorela Sejdini

Manjola Nallbani

Mariza Ikonomi

Orgesa Zaimi

Redon Makashi

Rezarta Smaja e Luis Ejlli

Stefi dhe Endri Prifti

Tahir Gjoci

Voltan Prodani

Xhesika Polo

Gjithashtu për Blitz.al është sqaruar se ndryshe nga çfarë ishte aluduar, Arilena Ara nuk merr pjesë e kështu hedh poshtë thashethemet se do të ishte fituese e këtij edicioni. Sakaq ky edicion, do të prezantohet nga moderatori i famshëm Adi Krasta.